Situata nga zjarri në Mallakastër është përkeqësuar sërish. Flakët në fshatin Riban janë përhapur gjatë natës, duke krijuar rrezik të shtuar për masivin pyjor të fshatit Lofkënd. Operacioni po zhvillohet në dy drejtime, në Riban dhe Lofkënd, ku janë angazhuar 65 zjarrfikës dhe forca bashkiake nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, dy autobote me ujë, ndërsa pritet të ndërhyjnë edhe rreth 40 ushtarë të Forcave të Armatosura. Ndërhyrja po bëhet edhe nga ajri, me një helikopter dhe një avion. LEXO edhe...Policia ‘blindon’ Fierin, kontrolle blic në të gjithë qarkun gjatë natës! Në ‘sitë’ automjetet e dyshimta dhe personat me rekorde kriminale (VIDEO) Terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e zjarrit dhe era po e bëjnë shumë të vështirë ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye ka nisur ndërhyrje me helikopter, me qëllim izolimin e vatrës. Fshati Riban i Mallakastrës u përball edhe dje me një situatë të vështirë nga zjarret, çka bëri që disa familje të evakuohen. Policia ka dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe për ka nisur hetimet, ndërsa disa persona janë shoqëruar. Share Ora 09:47 Zjarri në fshatin Lekaj të Rrogozhinës rrezikoi banesat, Policia arreston autorin e dyshuar të zjarrvënies: Çfarë u konstatua në banesën e tij (VIDEO) Policia ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj të Rrogozhinës.Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pas hetimeve u konstatua se në oborrin e banesës së shtetasit të arrestuar kishte vatra zjarri, ndërsa në pjesën e pasme të kësaj banese, kishte një tjetër vatër zjarri që dyshohet se është përhapur, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe toke me 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Zjarri ditën e djeshme në fshatin Lekaj rrezikoi edhe banesat e zonës, por fatmirësisht pas ndërhyrjes në kohë nga forcat zjarrfikëse, u arrit të shuhej.Njoftimi i Policisë:Rrogozhinë-Policia identifikon dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dje, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke me pemë në fshatin Lekaj, që rrezikonte edhe banesat e zonës, ndërhynë menjëherë në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, për fikjen e zjarrit. Ndërkohë, grupi hetimor kreu të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit. Nga këqyrja e zonës u konstatua se në oborrin e banesës së shtetasit N. U., kishte vatra zjarri, ndërsa në pjesën e pasme të kësaj banese, kishte një tjetër vatër zjarri që dyshohet se është përhapur duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe toke me 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., banues në fshatin Lekaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, pasi përhapja e flakëve mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm. Share SI.E./E.H/ReportTv.al Fier zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6139 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
