Lajme Zone
Maliq, nis spërkatja e misrit me dron për të luftuar insektet
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Maliq, nis spërkatja e misrit me dron për të luftuar insektet

Fermerët shprehen se dëmet e këtij sezoni janë të konsiderueshme, ndërsa shpresojnë që masat e marra të japin efekt dhe të parandalojnë përsëritjen e situatës në sezonet e ardhshme.

Pas alarmit të ngritur nga fermerët për dëmet e shkaktuara në arat me misër nga një insekt i njohur si “rrënjëngrënësi”, autoritetet kanë nisur sperkatjen nga ajri. Ndërhyrja po kryhet me dronë bujqësorë, ku rreth 100 hektarë me misër po trajtohen për të frenuar përhapjen e infektimit dhe për të mbrojtur prodhimin. LEXO edhe...'Mokra n’Fest', Rama: Ekziston një vend ku fyelli zgjon malet dhe daullja rreh në të njëjtin ritëm me zemrat Fermerët shprehen se dëmet e këtij sezoni janë të konsiderueshme, ndërsa shpresojnë që masat e marra të japin efekt dhe të parandalojnë përsëritjen e situatës në sezonet e ardhshme. Procesi është ndjekur nga afër edhe nga zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari. Sipas tij kostot e spërkatjes do të mbulohen nga shteti, ndërsa monitorimi i parcelave të prekura do të vijojë disa dite. Xh.K/ReportTv.al maliq Korce miser insekte Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.4% Nuk e di 3.9% Vota total: 5997 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?