Lajme Zone
KulturëReport TV

Makarona me qofte të vogla në tigan nga zonja Albana


Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Albana. Këto receta Zonja Albana i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09:00 – 10:00.

Makarona me qofte të vogla në tigan Përbërësit: LEXO edhe...Bukëza të buta si mafishe nga zonja Albana 250 gr mish i grirë1 lugë çaji piper i zi1 lugë çaji kumin1 lugë çaji sodë buke1 lugë çaji kripë1 lugë çaji spec i kuq pluhur½ lugë çaji hudhër pluhur2 feta bukë e ndenjur1 kokërr vezë2 lugë vaj ulliri1 lugë gjelle salcë koncentrat1 filxhan çaji salcë domate250–300 gr makarona të voglaDjathë kaçkavall i grirëKripë, piper i zi, kuminMajdanoz i grirë hollëPërgatitja: Përziejmë mishin e grirë me piperin, kuminin, sodën e bukës, kripën, specin e kuq, hudhrën pluhur, bukën e lagur dhe vezën. Formojmë qofte shumë të vogla. Në një tigan të gjerë ngrohim pak vaj ulliri dhe skuqim lehtë qoftet derisa të marrin ngjyrë. Shtojmë salcën e domates pelte (ose domate të grira) dhe e kaurdisim për 1–2 minuta. Hedhim salcën koncentrat, rregullojmë shijen me kripë, piper, kumin dhe spec të kuq. Shtojmë makaronat e thata dhe ujë të nxehtë derisa t'i mbulojë. Kur të marrë valë, ulim zjarrin, e mbulojmë me kapak dhe e gatuajmë derisa makaronat të zbuten dhe të thithin lëngun (rreth 12–15 minuta). Në fund e spërkatim me djathë kaçkavall të grirë dhe majdanoz të freskët. MC/ReportTv.al zonjaalbana makarona me qofte te vogla ne tigan receta te shpejta gatime shtepie shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.5% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.9% Vota total: 2178 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?