Lajme Zone
'Magjiku' Rapinha, 'tripleta' e 2 radhazi përmbys 1-3 Sevillia-n! Thyen rekordin e Messi-t, më mirë vetëm Ronaldo (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Magjiku' Rapinha, 'tripleta' e 2 radhazi përmbys 1-3 Sevillia-n! Thyen rekordin e Messi-t, më mirë vetëm Ronaldo (VIDEO)

‘Tripleta’ e dytë radhazi e Rapinha-s bëri që Barcelona të vijojë me pikë të plota edhe pas javës së 7 të ‘La Liga-s’.

Barcelona e këtij sezoni po tregohet e frikshme për kundërshtarët. Këtë herë ishte radha e Sevillia-s në La Liga, që edhe pse kaloi e para në avantazh, u mposht me rezultatin 1-3 në javën e 7 të kampionatit. Protagonist absolut braziliani Rapinha, i cili për të dytën ndeshje me radhë realizoi ‘tripletë’. 29-vjeçari fillimisht barazoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën dhuroi spektël pas 2 asisteve të Lamine Yamal. Në 7 ndeshjet e para në La Liga Rapinha ka realizuar 12 gola, duke kaluar rekordin e Lionel Messi-t në sezonin 2017/2018 me 11 gola, por ka vetëm 1 gol më pak se rekordi i Cristiano Ronaldo-s në sezonin 2014/2015 kur portugezi realizonte 13 gola. Sa i takon Barcelonës me këtë sukses vijon si skuadra e vetme me pikë të plota pas 7 javësh kampionat. LEXO edhe...Goli i pazakontë thyen të tjera rekorde për Messi-n, ‘pleshti’ fiton trofeun e 49 në karrierë (VIDEO) Share Ne.k./ReportTv.al cristiano ronaldo lionel messi rapinha la liga barcelona Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 88.8% Nuk e di 4.9% Vota total: 4952 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?