Lajme Zone
Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, reagon Policia: I plagosur edhe një kalimtar, kontrolle drejt Vlorës dhe Gjirokastrës
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, reagon Policia: I plagosur edhe një kalimtar, kontrolle drejt Vlorës dhe Gjirokastrës

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, në zonën e njohur si ish-agjencia. Në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Artan Myrtaj, rreth 44 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë Viktima është Artan Myrtaj, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit, mbeti i plagosur. Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe ka ngritur pika kontrolli. Policia ka reaguar zyrtarisht pas atentatit me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku mbeti i vrarë Artan Myrtaj dhe u plagos një kalimtar i rastit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, në zonën e njohur si ish-agjencia. Në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Artan Myrtaj, rreth 44 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Xhevdet Skëndaj, rreth 73 vjeç, i cili, sipas Policisë, ishte kalimtar i rastit. I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur gjithashtu pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Sipas të dhënave të raportuara paraprakisht, dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona të maskuar me skafandra, të cilët lëviznin me motor. Ata dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të Myrtajt dhe më pas janë larguar. Kjo dinamikë mbetet për t’u konfirmuar plotësisht nga hetimet.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe administrimin e provave që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

"Sarandë/Informacion paraprak. Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.", njofton policia. Atentati në Sarandë, kush është 44-vjeçari i njohur si "Tani i Ruzhdiut" me precedentë penalë

20 Shtator, 10:57 Kush ishte Artan Myrtaj

Emri i Artan Myrtajt ishte përmendur më parë në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur më 17 korrik 2025, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku mbetën të plagosur me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, të dy nga Kamza.

Myrtaj, i njohur edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”, ishte arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” në lidhje me këtë ngjarje.

Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jaçaj, Isuf Jacaj, ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos.

Për plagosjen e Lamës dhe Hajdarajt ndodhet në burg Ramadan Zoto, ndërsa Artan Myrtaj dhe Klaus Jacaj, të cilët ishin akuzuar për “Përkrahjen e autorit të krimit”, ishin liruar pak kohë më parë.

Në lidhje me ngjarjen e korrikut 2025, Erjon Canaj vijon të jetë në kërkim. ‘O djali i nënës!’/ Krimi në Sarandë, e ëma e pranishme gjatë vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj

20 Shtator, 11:01 Atentat në Sarandë, ekzekutohet Artan Myrtaj; nga të shtënat plagoset edhe një kalimtar

20 Shtator, 10:02 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike ‘O djali i nënës!’/ Krimi në Sarandë, e ëma e pranishme gjatë vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj 20 Shtator 2026, 11:0011:00Kronike Atentati në Sarandë, kush është 44-vjeçari i njohur si "Tani i Ruzhdiut" me precedentë penalë 20 Shtator 2026, 10:5410:54Kronike Atentat në Sarandë, ekzekutohet Artan Myrtaj; nga të shtënat plagoset edhe një kalimtar 20 Shtator 2026, 09:5509:55Kronike U kapën duke kultivuar kanabis me vlerë 400 mijë paund, dënohen me burg 2 shqiptarët në Britani 20 Shtator 2026, 09:2509:25Kronike Prishet “paqja” e drogës në Siçili, italianët 'luftë' me rrjetin shqiptar 19 Shtator 2026, 22:1022:10Kronike Skandali me pronat në Fier, gjykata nxjerr nga qelia 71-vjeçarin; mbeten në burg ish-zyrtarët e Kadastrës 19 Shtator 2026, 18:1118:11Kronike