Lajme Zone
Itali/ Pronari kap hajdutët në shtëpi dhe hap zjarr, humb jetën 25 vjeçari, dyshohet se është shqiptar
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Itali/ Pronari kap hajdutët në shtëpi dhe hap zjarr, humb jetën 25 vjeçari, dyshohet se është shqiptar

Një 25-vjeçar, që sipas mediave italiane dyshohet se është shqiptar, mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit pranë Torinos, pasi pronari i një banese hapi zjarr ndaj një grupi personash që dyshohet se kishin hyrë në pronën e tij për të vjedhur

Një 25-vjeçar, që sipas mediave italiane dyshohet se është shqiptar, mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë Torinos, pasi dyshohet se kishte hyrë së bashku me të paktën pesë persona të tjerë në pronën e një italiani për të vjedhur. Pronari i banesës hapi zjarr ndaj grupit, duke e qëlluar për vdekje të riun, ndërsa personat e tjerë u larguan. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në Baldissero d'Alba, një qytezë në provincën e Cuneos. Sipas rindërtimit paraprak të autoriteteve, 35-vjeçari ndodhej i vetëm në banesën e tij, e cila është në rikonstruksion, kur dëgjoi zhurma që vinin nga oborri. LEXO edhe...'Fëmijët italianë nuk duhet të ndihen pakicë në klasat e tyre' Meloni paralajmëron rregulla të reja për shkollat në Itali: Kufi për numrin e nxënësive të huaj dhe ndalim të burkës I dyshuar se u përball me një grup prej të paktën pesë personash, ai mori pistoletën gjysmëautomatike që e mbante me leje dhe qëlloi disa herë në drejtim të tyre. Njëri prej plumbave goditi për vdekje 25-vjeçarin, ndërsa të tjerët arritën të largoheshin. Menjëherë pas ngjarjes ishte vetë pronari ai që telefonoi karabinierët dhe kërkoi ndihmë. Në vendngjarje mbërritën edhe ekipet e emergjencës, por për të riun nuk mund të bëhej më asgjë. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat italiane, viktima është një 25-vjeçar me origjinë nga Europa Lindore, që dyshohet të jetë shqiptar dhe banonte në provincën e Torinos. Sipas hetimeve paraprake, objektivi i grabitësve mund të kenë qenë materialet e ndërtimit që ndodheshin në oborrin e banesës, e cila nuk kishte gardh apo portë. Arma e përdorur nga 35-vjeçari rezulton të jetë e regjistruar ligjërisht. Prokuroria italiane ka nisur hetimet ndaj tij për veprën penale të vrasjes, ndërsa po verifikohen të gjitha rrethanat e ngjarjes U.D/ReportTv.al itali vrasje Torino Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 88.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 5004 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?