Qeveria italiane pritet të miratojë së shpejti rregulla të reja për shkollat, që parashikojnë vendosjen e një kufiri maksimal për numrin e nxënësve të huaj në çdo klasë, si edhe ndalimin e mbajtjes së burkës dhe nikabit në ambientet shkollore. Njoftimin e bëri kryeministrja Giorgia Meloni gjatë një aktiviteti të organizuar nga të rinjtë e partisë së saj, ku tha se masat do të paraqiten në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave. LEXO edhe...Itali/ Pronari kap hajdutët në shtëpi dhe hap zjarr, humb jetën 25 vjeçari, dyshohet se është shqiptar “Në Këshillin e Ministrave do të sjellim një normë për numrin maksimal të nxënësve të huaj në klasa. Do të miratojmë edhe një tjetër që ndalon burkën dhe nikabin në shkolla. Fëmijët italianë nuk mund të ndihen pakicë në klasën e tyre. Nuk është e pranueshme që në një klasë italiane të ndihen të lënë mënjanë sepse janë bërë pakicë”, deklaroi Meloni. Kryeministrja nuk dha detaje se cili do të jetë kufiri maksimal i nxënësve të huaj që do të lejohet në një klasë, ndërsa projektligjet pritet të shqyrtohen nga qeveria në ditët në vijim. U.D/ReportTv.al giorgia meloni itali shkolla Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 88.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 5004 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

