Një gjetje e pazakontë dhe shqetësuese është raportuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili thotë se gjatë një shëtitjeje në zonën malore të Krrabës, pranë Rrugës së Vjetër të Elbasanit, ka hasur një skenë që i ka ngjallur frikë.
Sipas denoncuesit, pranë një guri, në një zonë malore, ndodhej një kukull fëmije e ndarë në dy pjesë, me disa gjilpëra të ngulura në trup. Pranë saj, sipas tij, kishte edhe shkrime dhe një fotografi ku shfaqej një fëmijë.
“Smundem ta preknim”, shkruan qytetari, duke shprehur shqetësimin se bëhet fjalë për një praktikë të dyshimtë.
Ai dyshon se objekti mund të jetë përdorur për rituale të ashtuquajtura “magji e zezë”, ndërsa kërkon që nëse dikush ka dijeni se si mund të largohet në mënyrë të sigurt, të kontaktojë me të.
Megjithatë, nga pamjet e dërguara nuk mund të përcaktohet se për çfarë qëllimi është vendosur objekti dhe nëse ka ndonjë lidhje me praktika të tilla. Ajo që bie në sy është mënyra e pazakontë e vendosjes së kukullës, gjilpërat dhe fotografia e fëmijës.
JOQ Albania nuk mund të konfirmojë se objekti i gjetur lidhet me praktika të magjisë së zezë; ky është vetëm dyshimi i personit që ka raportuar rastin, ndërsa pamjet publikohen për të informuar mbi gjetjen e pazakontë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

