Lajme Zone
“Magazinieri” i Suel Çelës
TeknologjiCNA

“Magazinieri” i Suel Çelës

I dënuari për mashtrim, që shitet si një avokat i zoti, Ar...

I dënuari për mashtrim, që shitet si një avokat i zoti, Arben Llangozi, njeriu i përfshirë në skenarët që u gatuan në Gjykatën Administrative në sulm ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, është kthyer në “magazinierin” e Suel Çelës. (LEXO KETU)

Kreu i njërës prej bandave të Elbasanit, Suel Çela, duke përdorur babain e tij, Petrit Çelën, ka paditur ish-kreun e SPAK-ut, prokurorin Altin Dumani.

Një kërcënim dhe një sulm që shkon deri në Prokurorinë e Posaçme ndaj një prokurori dhe ish-drejtuesi të këtij institucioni si Altin Dumani, njeriu i hekurt që goditi dhe çmontoi bandat kriminale dhe çoi pas hekurave zyrtarë të lartë duke thyer mitin e pandëshkueshmërisë për goditjet e zyrtarëve të nivelit të lartë. Skeda-Kush është Suel Çela, bosi i krimit në Elbasan që sulmon Altin Dumanin 4 Gusht, 18:26 Pas babait të Suel Çelës, i dënuari për mashtrim, Arben Llangozi, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se prokurorët duhet të hetohen, të pezullohen dhe, nëse fajësia provohet, të përgjigjen penalisht dhe disiplinarisht njësoj si çdo qytetar tjetër.

Prokurorët duhet të hetohen, por fillimisht duhen hetuar lidhjet e mashtruesve të dënuar me vendim gjykate që mund të kenë lidhje me segmentet e krimit dhe që bëhen bashkëpunëtorë me prokurorë të shkarkuar nga vetingu apo të dënuar me vendime gjykatash kundër profesionistëve të drejtësisë.

Sulmi ndaj ish kreut të SPAK dhe prokurorit Altin Dumani bëhet nga një grup kriminal, bashkëpunëtorësh që flasin në emër të drejtësisë por tentakulat çojnë në lidhje të errëta me krimin./ CNA

Postimi i Llangozit Çfarë i lidh Suel Çelën dhe Erion Veliajn 5 Gusht, 10:06 Skeda-Kush është Suel Çela, bosi i krimit në Elbasan që sulmon Altin Dumanin 4 Gusht, 18:26 “I paprekshmi” i Elbasanit/ Ja hetimet e Altin Dumanit për Suel Çelën 4 Gusht, 18:07 E vërteta e sulmit kriminal ndaj Altin Dumanit/ Ja pse e paditi babai i Suel Çelës 4 Gusht, 17:06 Padia në Itali e Petrit Çelës/ SPAK sqaron çështjen 4 Gusht, 14:54 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.