Gazetari i familjes Veliaj, njeriu që nga çorapegrisur u kthye në një miliarder me hotele dhe vila gjatë kohës së Rilindjes në pushtet, njeriu që qelbte erë në korridoret e PD-së, që kapërceu nga Saliu te Rama, në paçavuren e tij online ka sulmuar kreun e GJKKO-së, Erjon Banin.
Në një nga ato lajthitjet e tij të përditshme në kazanin e tij, Mero Baze ka sulmuar Erjon Banin në lidhje me komentarin për rregulloren e brendshme të sigurisë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
E vërteta është se GJKKO, në publikimin e rregullores dhe komentarit, nuk ka bërë asnjë masë penguese, shtrënguese, mosbashkëpunuese me median. Ka mbajtur të njëjtin standard me të gjithë, ka bërë komentarin me standardet e BE-së.
Ndalimi i telefonave është për të gjithë pa përjashtim, gazetarët, publikun, prokurorët, të pandehurit, avokatët, gjyqtarët, askush nuk duhet të mbajë telefon. Erjon Bani, përballë këllirave mediatike/ Një sqarim për opinionin publik 5 Gusht, 12:38 Halli i Mero Bazes nuk është rregullorja apo komentari, halli i Mero Bazes është Erion Veliaj.
Askush të mos kujtojë se Mero Baze e ka parimore çështjen me Erjon Banin apo se shqetësohet shumë se nuk lejohen telefonat në sallën e gjyqeve. Halli i tij është Erion Veliaj, nga vëllai i të cilit është paguar qindra mijëra euro.
Erjon Bani sulmohet nga Mero Baze se është gjyqtari paraprak për Erion Veliajn, ai ka konstatuar ligjërisht arrestimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës dhe vendimin e mbajtjes në burg të tij. Arbër Veliaj, halli i madh i Mero Bazes
16 Mars, 12:15 Mero Baze është arma kriminale mediatike e Erion Veliajt.
Sulmon gjyqtarë dhe prokurorë të çështjes së kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Mero Baze është paguar nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, qindra mijëra euro. Pa folur për shkrimet me porosi, shkrimet mashtruese që përdoren për raporte ndërkombëtare. Zbulimi/ Mero Baze u pagua 500 mijë euro nga Veliaj
23 Gusht, 13:07 Sulmi ndaj Erjon Banit nuk është mendim dhe opinion, është qëllim kriminal i Mero Bazes ndaj drejtësisë, pasi ia kanë çuar pas prangave njeriun që ai zgjodhi t’i qëndronte poshtë tavolinës pas Edi Ramës dhe Sali Berishës./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

