Lajme Zone
Mero Baze paralajmëron pazarin për lirimin e Veliajt
EkonomiCNA

Mero Baze paralajmëron pazarin për lirimin e Veliajt

Gazetari i familjes Veliaj, njeriu që qelbte erë në korrid...

Gazetari i familjes Veliaj, njeriu që qelbte erë në korridoret e PD-së, që u pasurua gjatë pushtetit të Rilindjes, u bë me hotel e vila, Mero Baze në paçavuren e tij të radhës, në ato shkrimet të llojit të tij në kazanin online ka paralajmëruar pazarin në Gjykatën e Lartë për lirimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj.

Mero Baze në sulmin e tij ndaj kreut të GJKKO Erjon Bani paralajmëron për pazarin që mund të bëhet në Gjykatën e Lartë për të liruar kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës Erion Veliaj. “Meqë Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugë lirimit të tij si arrestim i paligjshëm, vrapon të mbushë mediat me lajme linçuese që dalin nga një zyrë e drejtësisë shqiptare të tipit: "Erion Veliaj nuk ka deklaruar 100 udhëtime", a thua se ai ka udhëtuar ilegalisht për ndonjë qëllim kriminal”, shkruan Baze. Në fakt, qartazi ky është një paralajmërim për pazarin që mund të bëhet në Gjykatën e Lartë për lirimin e Veliajt.

Paralajmëron blerjen që mund tu bëhet gjyqtarëve, tregon skemën që mund të bëhet për të çuar në lirimin e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliajn, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Mero Baze e bën fakt të kryer se Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugën lirimit të Veliajt, se e kanë zgjidhur me gjyqtarët e shantazhueshëm të Gjykatës Kushtetuese, gjykata më e dobët që nga themelimi i shtetit shqiptar.

Tani paralajmëron pazarin në Gjykatën e Lartë se rrugën e ka hapur Gjykata Kushtetuese për lirimin e Veliajt.

Ky është një presion që po i bëhet Gjykatës së Lartë, duke i thënë që rrugën e keni të hapur nga Gjykata Kushtetuese, tani nxirreni Erion Veliajn.

Ndërkohë nga ana tjetër karikojnë dhe opinionin se Erion Veliaj po del nga burgu, rrugën ia ka hapur Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë ta nxjerrë nga qelia.

Ky është qartazi një paralajmërim për pazaret, skenat dhe skenarët që po bëhen në Gjykatën e Lartë për lirimin e Veliajt./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.