Lajme Zone
Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

Sipas një vëzhgimi të bërë mbrëmjen e së martës, disa nga rrjetet kryesore të tregtimit të karburanteve e kanë ulur çmimin e naftës nga 214 lekë në 199 lekë për litër.

Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të fortë mbrëmjen e martës. Sipas një vëzhgimi të bërë mbrëmjen e së martës, disa nga rrjetet kryesore të tregtimit të karburanteve e kanë ulur çmimin e naftës nga 214 lekë në 199 lekë për litër, duke e rikthyer për herë të parë pas disa javësh nën kufirin e 200 lekëve. Lëvizja vjen në një moment kur tregjet ndërkombëtare kanë nisur të reflektojnë një rënie të çmimit të naftës, pas rritjeve të forta të javëve të fundit, të cilat u transmetuan me shpejtësi edhe në tregun shqiptar. LEXO edhe...Ekonomia rritje 4% këtë vit, Malaj: Kemi përfituar 50 mln euro nga rivlerësimi i pronave! Rritja e çmimeve mund të rikthejë Bordin e Transparencës Zhvillimi rikthen në vëmendje mënyrën se si funksionoi tregu gjatë periudhës mars-qershor të këtij viti, kur për shkak të luhatjeve të forta në bursat ndërkombëtare u aktivizua Bordi i Transparencës. Në atë periudhë, çmimet maksimale të karburanteve përcaktoheshin nga Bordi dhe monitoroheshin në terren për zbatimin e tyre nga operatorët. Ndryshe nga ajo periudhë, ulja e mbrëmjes së sotme nuk vjen si rezultat i një vendimmarrjeje administrative, por është reflektuar drejtpërdrejt nga operatorët në pikat e shitjes me pakicë, në përputhje me zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare. Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të ketë një vendimmarrje të qeverisë për rikthimin e funksionimit të Bordit. SI.E./ReportTv.al bordi i transparences nafta Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 38% Jo 57.3% Nuk e di 4.7% Vota total: 234 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?