Lajme Zone
Mafia ushqehet me kriza, jo me protesta
PolitikëPamfleti

Mafia ushqehet me kriza, jo me protesta

Janë përmendur hijet e klaneve kriminale pas kamionëve të parkuar në rrethrrotullime, janë thirrur mbledhje urgjente dhe protestat janë paraqitur si një terren i mundshëm zgjerimi për krimin e organizuar.

Pamje nga Protesta / Ta trajtosh zemërimin shoqëror si çështje të rendit publik apo si shenjë të lidhjeve me mafien, është një gabim i rëndë konceptual dhe analitik. Një qasje e tillë rrezikon të çorientojë opinionin publik dhe të largojë vëmendjen nga përgjegjësitë e vërteta ekonomike dhe politike, ndërsa krimi i organizuar përfiton pikërisht nga krizat që i lënë bizneset të pambrojtura... Gjatë ditëve të fundit, kemi qenë dëshmitarë të një tjetër shfaqjeje institucionale, të përsëritur dhe të parashikueshme. Përballë dëshpërimit të një kategorie të rraskapitur, asaj të shoferëve të kamionëve, përfaqësues të rëndësishëm të qeverisë dhe të Ministrisë së Brendshme kanë ngritur alarmin për rrezikun e infiltrimit të mafies.

Janë përmendur hijet e klaneve kriminale pas kamionëve të parkuar në rrethrrotullime, janë thirrur mbledhje urgjente dhe protestat janë paraqitur si një terren i mundshëm zgjerimi për krimin e organizuar.

Unë mensoj se trajtimi i zemërimit shoqëror si çështje e rendit publik apo si shenjë e afërsisë me mafien, përbën një gabim të rëndë konceptual dhe analitik. Një qasje e tillë rrezikon të çorientojë opinionin publik dhe të largojë vëmendjen nga përgjegjësitë e vërteta ekonomike dhe politike.

Siç e kemi vërejtur prej vitesh në terren, mafiet bashkëkohore, veçanërisht Ndrangheta, me strukturën e saj të orientuar drejt biznesit, financave dhe veprimtarisë globale, nuk kanë interes strategjik të bllokojnë autostradat apo të dëmtojnë kamionët.

Mafia nuk organizon piketa proteste në sportelet e autostradave me pagesë dhe nuk përfiton nga ndalimi i qarkullimit të mallrave. Përkundrazi, asaj i nevojitet që ekonomia e ligjshme të vazhdojë të funksionojë, që rrjedhat logjistike të jenë të shpejta dhe kapitalet të qarkullojnë pa tërhequr shumë vëmendje.

Mafiet nuk përfitojnë nga protestat në sheshe, por nga krizat strukturore. Ndërsa debati politik përqendrohet te njerëzit që bllokojnë një rrethrrotullim në Soverato apo në Crotone, klanet veprojnë gjetkë, në hijen e vuajtjeve ekonomike.

Kur çmimi i karburantit rritet vrullshëm dhe kostot e operimit e bëjnë të papërballueshëm aktivitetin e një transportuesi të vogël apo të një ndërmarrjeje bujqësore, atëherë ndërhyn krimi i organizuar. Dhe jo me megafonë, por me para në dorë.

Infiltrimi mafioz në sektorët e transportit dhe të bujqësisë nuk ndodh në pikat e bllokimit të rrugëve, por përmes kanaleve të konsoliduara, të pavarura nga mobilizimet dhe protestat. Kur bankat kufizojnë mundësinë e marrjes së kredive dhe kompanitë e transportit mezi arrijnë të paguajnë karburantin, klanet mund të ofrojnë para të gatshme. Një ndihmë e tillë shndërrohet në një përqafim vdekjeprurës, që mund të përfjë me humbjen e kontrollit ose të pronësisë së ndërmarrjes.

Për më tepër, ndërmarrjet e infiltruara ose të administruara drejtpërdrejt nga klanet mafioze, mund t’i rezistojnë krizës falë kapitalit të paligjshëm që duhet pastruar, evazionit fiskal dhe përdorimit të punës së padeklaruar ose të parregullt.

Në këtë mënyrë, ato mund të ofrojnë çmime me të cilat operatorët që respektojnë ligjin nuk mund të konkurrojnë, duke i mbytur ekonomikisht sipërmarrësit e ndershëm.

Së fundi, klanet mund të kenë fituar tashmë ndikim mbi nyje strategjike të transportit, platformat e shpërndarjes dhe tregjet e frutave e perimeve, përmes kompanive fiktive ose të krijuara për të fshehur pronësinë dhe aktivitetin e tyre real.

Ato nuk kanë nevojë të dalin në rrugë e të organizojnë greva. Lidhja e protestave popullore me hijen e klaneve shërben vetëm për të delegjitimuar vuajtjet e punëtorëve, fermerëve dhe sipërmarrësve të vegjël.

Zemërimi është pasojë e drejtpërdrejtë e dëshpërimit ekonomik. Kur një familje nuk arrin më të përballojë shpenzimet e përditshme për shkak të rritjes së çmimeve, ajo mund të zgjedhë të dalë në rrugë për të protestuar.

Përdorimi i frikës nga mafia për të heshtur ose për të fajësuar ata që protestojnë është një rrugë e shkurtër, që personalisht e konsideroj të rrezikshme. Nëse institucionet duan vërtet të luftojnë infiltrimin mafioz në transportin rrugor dhe në bujqësi, nuk duhet të mjaftohen duke vëzhguar megafonët e protestuesve.

Ato duhet të analizojnë bilancet e ndërmarrjeve në vështirësi dhe të verifikojnë se kush paraqitet për t’i blerë apo marrë nën kontroll, si dhe me çfarë kushtesh. Mafia nuk e krijon krizën, por e shfrytëzon atë për të përvetësuar pjesë të ekonomisë së ligjshme.

Për sa kohë përgjigjja politike do të jetë represioni ose dyshimi, në vend të mbështetjes ekonomike strukturore, mafiet do të vazhdojnë të lulëzojnë në heshtje, larg bllokimeve rrugore, por gjithnjë e më të pranishme në indin ekonomik, financiar dhe prodhues të vendit./Pamfleti nga “Huffington Post Italia”mafia ushqehet me kriza protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ministri Demo: Policia po identifikon protestuesit e dhunshëm, teknologjia do të zbulojë personat e maskuar 24 Tetor 2026, 11:5911:59Politike Protestat, Rama fajëson radikalët fetarë: S'ka zgjidhje me dhunë, vetëm me dialog! 24 Tetor 2026, 11:5111:51Politike Sot protestë kombëtare, Rama paralajmëron skenar destabilizimi: “Duart e huaja” duan të na kthejnë pas 24 Tetor 2026, 11:4111:41Politike Tabaku thirrje qytetarëve: Sot në protestë, ky sistem do të rrëzohet nga protesta e lirë 24 Tetor 2026, 11:2311:23Politike Lufta hibride e Edi Ramës për të mbajtur pushtetin 24 Tetor 2026, 10:5710:57Politike “Sistemi Rama” nën rrethim: Të rinjtë, dhuna policore dhe revolta që po përshkallëzohet... 24 Tetor 2026, 09:3209:32Politike