Kryesisht e thirrnin “Madam Donica”, disa “Vedova Scanderbeg”, (e veja e Skënderbeut), të tjerë “La Scannalibeccha”, të tjerë akoma, Andronica Araniti (me mbiemrin e babait Gjergj Araniti), në dokumentet e kohës, në të largëtin 1469, kur Donika Kastrioti u largua drejt Mbretërisë së Napolit bashkë me djalin e saj Gjon (Giovanni Castriota) shënohet me emra të ndryshëm, por ajo që është e pandryshueshme dhe e përbashkët është se “... Donika Kastrioti e jetoi azilin e saj me përmbajtje dhe dinjitet, me inteligjencë dhe maturi. Ajo, as u shua nën emrin e madh të të shoqit, por as e turpëroi atë”. Më 11 shtator 1477 e shohim Donika Kastriotin në oborrin e Mbretit të Napolit Ferrante, me peshë e prestigj mes aragonezëve. Jetonte në katin e dytë të pallatit mbretëror, mbi dhomën e Mbretëreshës Giovanna III, në krahun perëndimor të pallatit. Donika ishte një “damë shoqëruese” e mbretëreshës e cila vlerësonte shumë këshillat dhe shërbimet e finsikes shqiptare në mërgim. Në të njëjtin pallat jetonin edhe “I Granai” që në të vërtetë nuk janë tjetër veç familjarët e Vrana Kontit që më pas do të ishin paraardhësit e një familjeje të fuqishme fisnike në Napoli. Sigurisht, miq të Donika Kastriotit. Më 20 tetor 1494 mbreti Alfonso II, i njohur si mbreti i hekurt i Napolit, me dorën e tij do të shkruante një letër ku i jepte Donikës detyrën për edukimin e dy Giovannave të reja (princeshave) të Napolit dhe i kërkonte Donikës që të lutej për ta: “… Le Vostre oration quale facete ad nostro sigor dio recordateve etiam de noi; el recomendateli la nostra Iustitia”. LEXO EDHE:Korçarët të zhgënjyer, Skënderbeu-Tirana pa fitues! Sot Partizani-Dinamo, trajneri i të kuqve: Luftojmë për titull Këshillat e të vesë së Skënderbeut në oborrin mbretëror në Napoli ishin të vyera. Dokumentat dëshmojnë se ishte ajo dhe Bernardo Granai (nga famiglia e Vrana Kontit) që e bindën mbretëreshën spanjolle Giovanna III të mos arratisej nga Napoli pas vdekjes së Mbretit (dhëndrri i saj) Ferrandino me 7 tetor 1496. Më 13 shkurt 1498 përqafimi mes Mbretit të ri, Federico dhe “la mogliere di Scalinnbeccho” (sic shkruhet në kronikën e kohës) ishte i sinqertë, edhe pse Frederico ishte armik i Granai (Vrana Kontit). Ishte pikërisht ky mbret që me 1 prill 1498 i dhuron Donikës Feudën e Gaglianos në jug të Italisë. Vetë mbretëresha Giovanna III kujdeset që Donika të jetë e pavarur ekonomikisht, duke i akorduar të vesë 500 dukatë nga të ardhurat e të birit Gjon, marrëdhëniet me të cilin nuk ishin aq të lehta. Ndërsa Donika Kastrioti vazhdonte të jetonte në oborrin e Napolit, Gjon Kastrioti jetonte kryesisht në Puglia, ku Skenderbeut i ishin dhënë toka në San Giovanni Rotondo dhe në Galatina të Lecces. Gjoni edhe pse nuk përshkruhej si strateg apo udheheqës lufte, organizonte grupe të vogla lustëtarësh të cilët i drejtonte kundër turqve. Ai kishte marrë pjesë në betejën e Otrantos, kishte mbërritur deri në Vlorë me ushtrinë e Mbretit të Napolit ku patën marrë peng një pasha turk. Kjo bëmë e tij shpëtoi Otranton nga Turqit, por për Shqipërinë nuk mund të bënin dot gjë tjetër. Gjoni nuk kujdesej shumë për nënën, shkruajnë kronikat e kohës, edhe pse ajo u tregua përherë e dashur dhe besnike me të. Në arkivat italiane është e njohur mbrojtja që Donika i bën të birit për disa taksa që i biri refuzonte t’ja paguante Mbretit të Napolit si të gjithë feudalët e tjerë. Gjon Kastrioti përshkruhej si një feudal arrogant dhe autoritar, ndërsa nëna e tij si një e ve serioze, dinjitoze dhe e velfshme në këshilla diplomatike dhe për edukimin e princeshave. Kur Giovanna III largohet përfundimisht për në Spanjë, Donika e ndjek 1 vit më vonë, pasi duhej të ndihmonte djalin e saj të vetëm në disa probleme financiare dhe administrative që i kishin lindur me pronat. Në Spanjë do të ishte dëshmitare e vdekjes tragjike të nipit të saj 15 vjeçar Alfonso, ndërsa u fut të ndante të rinj të tjerë në një sherr ku mbeti i vrarë. Donika Kastrioti nuk ka një datë të saktë të vdekjes së saj në Valencia. Shkrimet e kohës e raportojnë në dy data 8 mars 1505 ose në shtator 1506. Ajo u varros në Kishën e S. Trinita’ në Valencia ku mendohet të jetë ende. Edhe pse Giovanna III kishte urdhëruar trasferimin e eshtrave të Donikës dhge Alfonsos 15 vjeçar në Napoli, ky transferim nuk u bë asnjëherë. Emigrimi i Donika Kastriotit në Itali, djalit të saj të vetëm Gjon Kastrioti, shumë familjeve të tjera fisnike të kohës si ajo e Vrana Kontit e Muzakave etj. bënë lindjen e degëve aristokrate të shumë familjeve që më pas u asimiliuan dhe u bënë italiane si në jug të Italisë ashtu dhe në veri të saj. Ata ruajtën karakteristika të dallueshme të sjelljeve shqiptare të kohës si dinjiteti, krenaria, korrektësia, besnikëria, fjala e dhënë, por edhe eleganca e sidomos dituria e aftësia e Donikës për të qenë tërë jetën dhe mësuese dhe edukuese e princeshave të vogla, duke qenë përherë e vlerësuar dhe e shpërblyer për këtë. Te Donika Kastrioti dhe ato dokumente italiane që na vijnë nga largësia e shekujve për karakterin e matur dhe të zgjuar të saj, ndjejmë kaq të afërt dhe të njëjtë rrënjën e përbashkët në vlera dhe besim me këtë Europë që sot e ëndërrojmë e të cilës i përkasim që në origjinë. a.m./Shqiptarja.com TAG: donika kastrioti vrana konti skenderbeu mbreteria e napolit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.2 / 5 (10 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Enea: 26/09/2026 20:20 Rofsh znj Malltezi per kte shkrim. Jane sh interesante ju keni munesi ti gjeni dhe publikoni, ky esht lluks per ne lexuesit e rrjeteve tuaja. Flm Përgjigju Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 61.9% Jo 30.1% Disi 8% Vota total: 289 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

