Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka dorëzuar kërkesë për mbajtjen e një seance të Kuvendit të Kosovës nesër në orën 09:00.Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se kërkesa tashmë është dorëzuar, ndërsa në seancën e kërkuar pritet të shqyrtohen edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, i njohur si Ligji për Specialen. Kjo kërkesë për seancë vjen pas kërkesave tëvazhdueshëm për procedimin e këtij projektligji.Sipas burimeve të Telegrafit, seanca është kërkuar të mbahet nesër në orën 09:00, ndërsa në rend dite si pikë e parë do të përfshihet edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. /Telegrafi/

