Lajme Zone
Lushnjë/ Thahet rezervuari i Kasharajt, tonelata peshqish të ngordhur në sipërfaqe
Të tjeraReport TV

Lushnjë/ Thahet rezervuari i Kasharajt, tonelata peshqish të ngordhur në sipërfaqe

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë. Shkak janë bërë punimet për rehabilitimin e shkarkuesit kryesor.

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë. Shkak janë bërë punimet për rehabilitimin e shkarkuesit kryesor. Në pamje shihet se rezervuari është tharë dhe mijëra peshq kanë mbetur në baltë. Një pjesë e tyre janë dekompozuar, duke krijuar ndotje mjedisore. LEXO edhe...Fier/ U përpoq të digjte mbeturinat, por shkaktoi zjarrin në Kreshpan, pranga 31-vjeçarit (EMRI + VIDEO) Shkarkuesi i rezervuarit prej kohësh ishte i bllokuar dhe për rehabilitimin e tij, Bashkia e Lushnjës ka akorduar një fond prej 32 milionë lekësh. Ndërhyrja duhet të kishte përfunduar para 1 viti, por firma që ka fituar tenderin ka kërkuar shtyrje të afatit të punimeve. Banorët thonë se rrjetat e vendosura përpara shkarkuesit nga ish-administratori i peshkimit kanë ndikuar në bllokimin e tij. Megjithatë kjo pritet të sqarohet nga bashkia, e cila ende nuk ka reaguar për situatën e rëndë mjedisore dhe ecurine e punimeve në rezervuar. Xh.K/ReportTv.al lushnje Fier peshq rezervuar Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 39% Disi 7.3% Vota total: 3607 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?