Lajme Zone
Lufta në Lindjen e Mesme, Wall Street Journal: Presidenti Trump autorizon sulmin e ri ndaj Iranit
BotëTop Channel

Lufta në Lindjen e Mesme, Wall Street Journal: Presidenti Trump autorizon sulmin e ri ndaj Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar një sulm të ri ndaj Iranit, i cili mund të nisë këtë fundjavë, sipas një raportimi të Wall Street Journal.

Presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar një sulm të ri ndaj Iranit, i cili mund të nisë këtë fundjavë, sipas një raportimi të Wall Street Journal. Sipas medias amerikane, vendimi vjen në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë të rriten.

Në reagim, Teherani ka kërcënuar me hakmarrje ndaj objektivave amerikane dhe izraelite, duke paralajmëruar se do t’i përgjigjet çdo sulmi të ri.

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar edhe në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë. Sipas raportimeve, një tanker nafte u godit nga një predhë e paidentifikuar, por nuk u raportuan viktima. Top Channel