Lajme Zone
Lufta në Iran/ Çmimet e naftës në SHBA ‘fluturojnë’, Trump: S’do të kërkoj kurrë falje! Negociatat, Araghchi: S’është vendosur asgjë për rinisjen
BotëReport TV

Lufta në Iran/ Çmimet e naftës në SHBA ‘fluturojnë’, Trump: S’do të kërkoj kurrë falje! Negociatat, Araghchi: S’është vendosur asgjë për rinisjen

Në korrik, inflacioni amerikan u ul lehtë falë rënies së kostove të karburantit dhe ushqimeve. Megjithatë, çmimet vazhdojnë të rriten më shpejt se përpara fillimit të luftës me Iranin, duke krijuar vështirësi për Shtëpinë e Bardhë përpara zgjedhjeve të ndërmjetme në nëntor.

Teksa Hormuzi vijon të jetë i bllokuar, Trump është përpjekur ta pasqyrojë rritjen e çmimit të naftës te konsumatorët amerikanë si një çështje të parëndësishme. “Nëse paguani pak më shumë për benzinën, kujtohuni se po e bëni këtë për të penguar një vend vërtet të keq, një vend që në fakt është shteti kryesor që sponsorizon terrorizmi në botë, që të sigurojë një armë bërthamore: nuk duam që ata ta kenë”, tha Trump gjatë një fjalimi në Neë York. “Jeni te rreth 4 dollarë. Është në rregull... Nuk do të kërkoj kurrë falje. Kam bërë gjënë e duhur”, shtoi ai, duke iu referuar faktit se para luftës çmimi ishte nën 3 dollarë. LEXO edhe...Analiza: A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake? Në korrik, inflacioni amerikan u ul lehtë falë rënies së kostove të karburantit dhe ushqimeve. Megjithatë, çmimet vazhdojnë të rriten më shpejt se përpara fillimit të luftës me Iranin, duke krijuar vështirësi për Shtëpinë e Bardhë përpara zgjedhjeve të ndërmjetme në nëntor. Kurse ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se negociatat me SHBA-të nuk po zhvillohen pasi kjo e fundit shkeli memorandumin e mirëkuptimit. “Ende nuk është marrë asnjë vendim për rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ai duke saktësuar se memorandumi i mirëkuptimit i Islamabadit parashikonte “përfundimin e luftës, jo armëpushim.” Sipas ISNA, Araghchi tha se Katari dhe Pakistani vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe dhe të jenë në kontakt me Teheranin, por kjo “nuk nënkupton negociata.”/Corriere Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al lufta në Iran SHBA donald trump Abbas Araghchi iran Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.2% Jo 52.9% I/e dyzuar 7% Vota total: 5549 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?