Jo shkatërrime, jo djegie, jo maska ! Semaforët e shkulur, ndërtesat e djegura nuk ua kanë fajin… Ju kujtoni se nuk ka rrugë tjetër për të fituar të drejtat tuaja dhe për të luftuar korrupsionin e një sistemi, e një klase politike që majmet nga djersa e popullit. Ju duhet ta ngrini zërin akoma më fort duke respektuar institucionet por duke e kundërshtuar represionin gjithnjë e më shumë brutal. Në Shqipëri sot janë shfaqur falanga të errëta, grupe anonime, pa emër, mobilizuar nga shteti, që dhunojnë ku munden për të thyer zërin e rinisë, të cilët godasion në mënyrën më të pashpirt dhe rrëmbejnë të rinj, i pikasin, i ndjekin, e pastaj u sulen si korba e u thyejnë krahët e këmbët, i rrëmbejnë në drejtime të panjohura pse ata demostrojnë duke krijuar kështu një atmosferë frike që të kujtojnë dhunat e vendeve ku janë instaluar diktaturat. Kjo është ti vësh kazmën demokracisë. Këto grupe i shohim gjithnjë e më shumë. Vallë kryeministri, ministri i Drejtësisë a i shikon tek po shfaqen gjithnjë e më shumë? Cili është legjimiteti i tyre, në emër të kujt veprojnë? A e lejon Kushtetuta përdorimin e një force të tillë?... Këta njerëz më kujtohen kur 30 vjet më parë, në vitet 1994-1996 vepronin në Tiranë për të goditur të pakënaqurit ndaj regjimit të Sali Berishës. Ata gjithashtu ishin ilegjitimë. Një forcë e errët që regjimi e përdorte për të ushtruar frikë e terror nëse dikush ngrinte kokën kundër pushtetit “revolucionar”. Pikërisht atëherë një bandë e tillë godiste një të ri që sot na është kryeministër, Edi Rama. E ndoqi, e goditi fshehurazi, natën, me hekur. E mbaj mend mirë kur erdhi në Paris me gjurmët e goditjeve në fytyrë. Madje në revistën “Courrier international” dhe në gazetën hollandeze “Amsterdammer » kam shkruar për këtë forcë të errët presidenciale kundër të rinjve që kundërshtojnë autoritarizmin dhe “demokraturën”. Atëherë i rikujtoja Berishës “kapuçonët e zinj të Brehtit tek “Arturo Ui”, ku shkrimtari i madh gjerman ngrihej kundër kësaj force të errët që përdorej në kohën e nazizmit kundër popullit. Dhe tek i shoh sot këto grupe ilegjitime në sheshe pyes veten se si ka mundësi që jo vetëm institucionet shqiptare të Drejtësisë, Avokati i Popullit, Presidenti nuk e denoncojnë këtë ilegjitimitet, por as Delegacioni i Bashkimit Evropian që është në Tiranë. Si është e mundur kjo? Edhe në Francë, Itali, Spanjë ka manifestime, por shteti nuk e lejon asnjëherë përdorimin e një force të errët, të fshehtë, të pa emërt, anonime, për të krijuar një atmosferë tmerri. Nesër kjo forcë represive do të japë llogari se në emër të kujt ka vepruar dhe do të dënohet. LEXO EDHE:‘Saimir Korreshi kryeministër’- Protestuesit për Report Tv: S’po dhunohemi nga policët, por nga persona të tjerë! Kemi dalë në shesh për kushtet e vështira ekonomike dhe qiratë e larta Vallë kështu do të aderojmë në Europën e Bashkuar, me përdorimin e këmishëzinjve dhe kapuçonëve të Brehtit? Ne s’mund të pranojmë legjimitetin e një force të errët represive për të mbrojtur korrupsionin, kokëfortësinë e një kryeministri për të qëndruar domosdo në pushtet sepse vetëm ai mund ta bëjë që Shqipëria të hyjë në Europën e Bashkuar. Nuk ka vallë në Shqipëri njerëz me integritet që të udhëheqin një Shqipëri europiane? Sigurisht që ka dhe ata janë nga kahe të ndryshme politike. Para dy javësh i kam bërë thirrje deputetëve të PS që të distancohen nga lideri i tyre, që të propozojnë një personalitet që të mund ta ndryshojë këtë kurs politik ku është bashkuar politika dhe interesi personal. I quajta “gardistë të kuq” të shokut Mao. Por mjerisht askush nuk doli nga radha. Të gjithë grupbashkuar duke lënë kështu të diskreditojnë një krah të tërë politik. Sot situata në vend është përshkallëzuar. Jemi në një udhëkryq të rrezikshëm. Dhe në kushtet kur kryeministri nuk do që të tërhiqet, e vetmja zgjidhje institucionale është që presidenti ta shpërndajë parlamentin dhe të vendosë për zgjedhje të përkohëshme. Ky do të jetë madje një rast që në Shqipëri të dalë një klasë e re politike ku deputetët të mos caktohen me aprovimin e kryetarit të një partie politike por të zgjidhen nga populli në bazë të meritës, të integritetit moral e profesional. Atëherë Shqipëria do të shohë një klasë të re politike që nuk do jetë e mbërthyer nga korrupsioni e oligarkët. SI.E./Shqiptarja.com TAG: luan rama protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.3 / 5 (8 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.2% Disi 3.5% Vota total: 3576 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

