Lajme Zone
Londra mirëpret sonte ceremoninë e ‘Topit të Artë’! Nga Yamal, Messi e Mbappe! Kush janë favoritët? Votojnë 100 gazetarët e renditjes së FIFA-s
SportReport TV

Londra mirëpret sonte ceremoninë e ‘Topit të Artë’! Nga Yamal, Messi e Mbappe! Kush janë favoritët? Votojnë 100 gazetarët e renditjes së FIFA-s

Ceremonia do të nisë në orën 21:00, ndërsa Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal shihen si pretendentët kryesorë për fitimin e ‘Topit të Artë’.

Pas Parisit, ceremonia prestigjioze e Topit të Artë zhvendoset për herë të parë në Londër, ku mbrëmjen e sotme do të zhvillohet edicioni i 70-të i çmimit individual më të rëndësishëm në futbollin botëror. Në teatrin ‘London Palladium’, vëmendja do të përqendrohet te emri që do të pasojë Ousmane Dembele-n, fituesin e edicionit të kaluar. Ceremonia do të nisë në orën 21:00 sipas orës shqiptare, ndërsa Londra është përzgjedhur si vendi organizator edhe për të nderuar fituesin e parë të këtij trofeu, anglezin Stanley Mattheës, i cili e fitoi çmimin në vitin 1956. LEXO edhe...Goditi producentin me shishe tequila në Londër, këngëtari mbërrin në gjykatë për të mësuar dënimin! Rrezikon deri në 3 vite burg ‘France Football’ e organizon këtë edicion në bashkëpunim me UEFA-n dhe, përveç Topit të Artë për meshkuj dhe femra, do të ndahen edhe çmime për talentet e reja, portierët, trajnerët, klubet dhe sulmuesit më të mirë, si dhe çmimi ‘Socrates’. 30 kandidatët për Topin e Artë 2026 Lista përfundimtare e kandidatëve për çmimin e meshkujve përmban 30 futbollistë, mes tyre emra të njohur të futbollit europian dhe botëror. Në garë janë Lionel Messi dhe Rodri, fitues të mëparshëm të trofeut, si dhe Ousmane Dembele, i cili synon të mbrojë titullin. Lista e plotë e kandidatëve: Jude Bellingham – Real MadridPau Cubarsí – BarcelonaMarc Cucurella – Chelsea/Real MadridOusmane Dembélé – Paris Saint-GermainLuis Díaz – Bayern MunichBruno Fernandes – Manchester UnitedGabriel – ArsenalErling Haaland – Manchester CityAchraf Hakimi – Paris Saint-GermainHarry Kane – Bayern MunichKhvicha Kvaratskhelia – Paris Saint-GermainLamine Yamal – BarcelonaSadio Mané – Al-NassrMarquinhos – Paris Saint-GermainLautaro Martínez – InterKylian Mbappé – Real MadridNuno Mendes – Paris Saint-GermainLionel Messi – Inter MiamiJoão Neves – Paris Saint-GermainMichael Olise – Bayern MunichËillian Pacho – Paris Saint-GermainJulián Quiñones – Al-QadsiahDeclan Rice – ArsenalRodri – Manchester City/BarcelonaFabián Ruiz – Paris Saint-GermainWilliam Saliba – ArsenalFerran Torres – Barcelona/Paris Saint-GermainDayot Upamecano – Bayern MunichVinícius Júnior – Real MadridVitinha – Paris Saint-GermainKur shpallet fituesi dhe kur mbeten tre kandidatët e fundit? Ceremonia nis në orën 21:00 në Shqipëri, por më herët lista me 30 pretendentë do të reduktohet në 10, si për djem ashtu edhe për vajza. Ndryshe nga një garë sportive që vendoset në fushë, fituesi i Topit të Artë përcaktohet përmes votave të jurisë ndërkombëtare. Kush e jep Topin e Artë dhe si votohet? Topi i Artë jepet nga revista franceze ‘France Footbal’l, ndërsa ceremonia organizohet në bashkëpunim me UEFA-n. Sistemi i votimit administrohet nga ‘France Football’ dhe mbetet i pavarur. Juria për çmimin e meshkujve përbëhet nga gazetarë sportivë që përfaqësojnë 100 vendet e para në renditjen e FIFA-s. Për çmimin e femrave marrin pjesë gazetarë nga 50 vendet e para në renditjen përkatëse. Çdo anëtar i jurisë zgjedh dhjetë futbollistët më të mirë nga lista prej 30 kandidatësh, duke i renditur sipas meritës. Pikët ndahen në këtë mënyrë: Vendi i parë: 15 pikë.Vendi i dytë: 12 pikë.Vendi i tretë: 10 pikë.Vendi i katërt: 8 pikë.Vendi i pestë: 7 pikë.Vendi i gjashtë: 5 pikë.Vendi i shtatë: 4 pikë.Vendi i tetë: 3 pikë.Vendi i nëntë: 2 pikë.Vendi i dhjetë: 1 pikë.Futbollisti që grumbullon numrin më të madh të pikëve shpallet fitues i Topit të Artë. Në rast barazimi, përparësi ka lojtari me më shumë vota në vendin e parë; nëse barazimi vazhdon, merren parasysh votat në vendin e dytë dhe më pas ato në pozicionet pasuese. Vlerësimi bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale dhe ndikimi vendimtar në lojë, rezultatet dhe trofetë e fituar me klubin apo kombëtaren, si dhe klasi dhe sjellja sportive. Një mbrëmje për historinë e futbollit Me 30 kandidatë në garë dhe me shumë prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në listë, ceremonia në Londër pritet të jetë një nga ngjarjet më të ndjekura të vitit në botën e sportit. Pyetja kryesore mbetet nëse Ousmane Dembele do të arrijë të ruajë kurorën apo nëse një emër i ri do të ngjitet në majën e futbollit botëror. Ne.k./ReportTv.al Topi i Arte Lamine Yamal ousmane dembele Kylian Mbappe Harry Kane Londër Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.1% Jo 18.6% Nuk e di 4.3% Vota total: 515 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?