Opozita dhe disa përfaqësues të mazhorancës në Shqipëri i lidhin zgjedhjet në Serbi dhe përmbysjen e Vuçiç nga lëvizja studentore, me situatën e protestave në vendin tonë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama duhet të mësojë nga fati i ish-presidentit serb, ndërsa reagime kishte edhe nga socialistët Veliaj, Majko e Spiropali. Për Sali Berishën fitorja e studentëve në Serbi e ka lënë Edi Ramën në Tiranë pa padronin e tij. Në një konferencë nga Selia e Partia Demokratike, Berisha tha se zhvillimi në Beograd do të ketë ndikim edhe në Tiranë. LEXO edhe...Paketa anti-dhunë, Berisha: E dërgojmë në Kushtetuese! Listë e zezë për dhunuesit e protestuesve! Opozita në komisione, vetëm për të folur mbi protestën “Rrëzimi i autokratit të Beogradit nga pushteti prej qytetarëve të Serbisë është një goditje e rëndë në brez për argatin e tij në Tiranë, narkodiktatorin Edi Rama, Padrinon e Shqipërisë që qeveris i bazuar në lidhjet e krimit, kartelet e drogës dhe vjedhjen e shqiptarëve si dhe duke shtypur me metoda policore terroriste studentët dhe qytetarët shqiptarë. Uroj që Rama të mësojë nga padroni i tij dhe të zgjedhë sa më shpejt midis fatit të padronit të tij në Beograd dhe Çaushit të Beogradit” tha Berisha I pyetur nëse njëjtë si në Serbi mund të krijohet edhe një formacion politik në Shqipëri nga studentët dhe ta spostojë nga politika, Berisha ka këtë përgjigje: "Partia Demokratike nëpërmjet strukturave të saj rinore, është aktive që nga momenti i parë e gjer sot në këtë protestë. Këtë e kam deklaruar dhe e deklaroj me përgjegjësi të plotë” Rrëzimin e Vuçiçit në Serbi e përshëndetën edhe personalitete të rëndësishme të Partisë Socialiste. Interesant ishte reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili duket se mesazhet e kishte më shumë për Tiranën sesa Beogradin. "Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit! Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate" tha Veliaj. Reagime të forta kishin edhe ish deputeti e senatori socialist Pandeli Majko dhe deputetja Elisa Spiropali. “Aleksandër Vuçiç ishte simbol i një sistemi ku pushteti politik dhe interesat ekonomike ushqyen njëri-tjetrin. Pasoja, ishte çmontimi i shtetit administrativ! Ai e ktheu Serbinë në një shtet ku u përdorën ligjet, administrata dhe strukturat e sigurisë për të konsoliduar interesat e një grupi sundues të politikës, biznesit dhe krimit të organizuar” tha Majko "Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit politik të Aleksandër Vuçiç. Zgjedhjet në Serbi na kujtojnë atë që gjithmonë e kemi ditur: se popujt e kanë mundësinë dhe fuqinë ta ndryshojnë drejtimin e vendit të tyre, edhe përballë pushteteve që pretendojnë të jenë të përhershme" tha Elisa Spiropali. Si Berisha, Veliaj apo Spiroapli përshëndetën arritjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që pas këtyre zgjedhjeve do të përfaqësohen me 2 deputetë në parlamentin serb. Ora 14:41 Balla uron Shaip Kamberin për rizgjedhjen në Kuvendin e Serbisë: Rezultat i bashkimit politik dhe besimit të shqiptarëve Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka uruar Shaip Kamberin për rizgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë, ndërsa Koalicioni Shqiptar është drejt sigurimit të dy mandateve dhe mbetet në garë për të tretin. Sipas Ballës, koalicioni ka marrë 27.230 vota në rezultatet paraprake, një rezultat që ai ia atribuon bashkimit politik të shqiptarëve në Serbi. Share Ora 13:26 Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Berisha: Duhet të ishte në burg në Hagë, bashkë me Ramën punuan për ndarjen e Kosovës! Urime shqiptarëve të Luginës (VIDEO) Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar largimin nga pushteti të Aleksandër Vuçiç, i cili humbi zgjedhjet në Serbi përballë Listës Studentore.Përmes një koncerence për mediat, Berisha tha se populli serb më votën e tij nxori nga pushteti një nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan, pas Sllobodan Millosheviçit.Sipas Berishës, Vuçiç duhet të ishte para Hagës, ndërkohë që sipas tij, ish-Presidenti serb dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, bënë gjithçka për ndarjen e Kosovës.“Populli serb, me votën e tij nxori nga pushteti njërin nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan pas Sllobodan Millosheviçit, njeriun që prej vitesh duhej të ishte në burgun ndërkombëtar të Hagës, Aleksandër Vuçiç, ish-badigardin e Sheshelit, birin e tij shpirtëror, pasardhësin e tij. Ai, me gangsterin tjetër të Ballkanit, narkodiktatorin e Tiranës, Edi Rama, bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës”, tha mes të tjerash Berisha.Kreu i PD-së e cilësoi marrjen e 2 deputetëve nga ‘Koalicioni Shqiptar’ në Serbi si një ogur të bardhë për të gjithë shqiptarët.“Por unë sot kam një urim shumë të përzemërt në emër të PD dhe në emrin tim për shqiptarët e Luginës së Preshevës, rezultatin e tyre historik në zgjedhjet e djeshme në parlamentin e republikës së Serbisë. Ata, pas bashkimit në një koalicion të vetëm, fituan dy mandate dhe kanë të tretin të mundshëm”, shtoi Berisha.Një koment Berisha e kishte edhe protestat e dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë.Duke theksuar se efektivët e Policisë po ushtrojnë ‘terror të egër’ mbi protestuesit, Berisha tha se të gjithë policët që ushtrojnë dhunë ‘për të mbrojtur Edi Ramën’, do të dënohen për krime të rënda.“Sot unë jam këtu gjithashtu për të dënuar me forcën më të madhe terrorin e egër policesk të ushtruar jashtë të gjitha kushteve ligjore ndaj studentëve protestues, qytetarëve në protestë. Garantoj secilin prej atyre narko-mercenarëve që për 2500 euro shndërrohen në kafshë dhe jo njerëz ndaj të rinjve, vajzave, djemve, qytetarëve, që do të dënohen për krime të rënda, për aktet që ata kryejnë në mbrojtje të Padrinos së Shqipërisë, Edi Rama. Regjimi i Edi Ramës ka marrë fund”, përfi Berisha. Share Ora 13:11 Meta reagon për zgjedhjet në Serbi: Shpresoj që 25 tetori të shënojë shembjen e autokracisë dhe forcimin e demokracisë Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Serbi, duke shprehur shpresën që 25 tetori të shënojë jo vetëm fundin e asaj që ai e cilëson si autokraci, por edhe vendosjen e themeleve të sigurta për demokracinë dhe integrimin europian të vendit.Në reagimin e tij, Meta thekson se një Serbi demokratike është në interes të qytetarëve të saj, por edhe të vendeve fqinje dhe të gjithë rajonit.Meta ka përshëndetur gjithashtu “Koalicionin Shqiptar” për fuqizimin e zërit dhe përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ndërsa ka falënderuar institucionet e Kosovës për mbështetjen ndaj bashkimit të shqiptarëve në një listë të vetme.Reagimi i Metës:“Uroj që 25 tetori të mos jetë vetëm dita e shembjes së autokracisë, por edhe e vendosjes mbi themele të sigurta të demokracisë dhe integrimit europian të Serbisë.Një Serbi demokratike, është në interesin jo vetëm të popullit të saj, por edhe të gjithë fqinjëve dhe rajonit.Vetëm në një Serbi demokratike do të marrë fund diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, pasivizimi i adresave të tyre, pamundësia për të votuar dhe për t’u përfaqësuar në mënyrë të drejtë, por edhe për t’u integruar në të gjitha institucionet vendore dhe qëndrore.Urime “Koalicionit Shqiptar” për fuqizimin e zërit dhe përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Serbisë dhe një falenderim të veçantë për të gjitha institucionet e Kosovës, që mbështetën fuqishëm bashkimin e shqiptarëve në një listë të vetme.” Share Ora 12:10 Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Spiropali: Populli votoi për ndryshim, drejtuesit e rinj të dëshmojnë gatishmëri për dialog me Kosovën Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka reaguar për zhvillimet politike në Serbi, ku Vuçiç humbi zgjedhjet e djeshme përballë Listës Studentore.Spiropali i ka cilësuar këto zgjedhje si një mundësi për hapjen e një kapitulli të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon ku ka theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit të qytetarëve dhe të krijimit të një klime të re bashkëpunimi në Ballkan.Në reagimin e saj, Spiropali u ndal edhe te marrëdhëniet Kosovë–Serbi, duke theksuar se përparimi i rajonit lidhet ngushtë me normalizimin e tyre. Reagimi i Spiropalit:Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit politik të Aleksandër Vuçiç.Zgjedhjet në Serbi na kujtojnë atë që gjithmonë e kemi ditur: se popujt e kanë mundësinë dhe fuqinë ta ndryshojnë drejtimin e vendit të tyre, edhe përballë pushteteve që pretendojnë të jenë të përhershme.Uroj që kjo zgjedhje të hapë një kapitull të ri për demokracinë në Serbi dhe bashkëpunimin në rajon.Çka ndodhi në Serbi hap për Ballkanin një mundësi që duhet gjykuar hap pas hapi nga veprimet dhe reagimet që do të pasojnë. Siç theksoi kancelari Merz, ngecja në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi pengon përparimin e rajonit. Drejtuesit e rinj kanë rastin dhe mundësinë të dëshmojnë se ndryshimi përfshin edhe eleminimin e mendësisë shoviniste, gatishmërinë për dialog, zbatim të marrëveshjeve, dhe respekt për sovranitetin e Kosovës.Një urim i veçantë për përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, me pritshmërinë që zëri i tyre parlamentar të përkthehet në sa më tepër barazi, të drejta dhe mundësi për shqiptarët në Serbi.Shqipëria është e interesuar për një Serbi demokratike dhe europiane. Prova e këtij orientimi do të jetë mënyra si pushteti i ri u përgjigjet qytetarëve të vet dhe ndërton marrëdhëniet me fqinjët. Me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, kjo mundësi duhet kthyer në hapa konkretë drejt paqes së qëndrueshme që u detyrohemi qytetarëve dhe brezit të ri të Ballkanit. Share Ora 11:43 Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, Veliaj mesazh nga qelia: Protestat nuk janë 'fundi i botës', urime për rrëzimin e makiavelistit të Beogradit Në një kohë kur Shqipëria po përjeton prej ditësh protesta të dhunshme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë nga qelia një mesazh për lëvizjet e të rinjve, duke marrë shkas nga fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Ai ka uruar studentët serbë për rrëzimin e Aleksandër Vuçiçit, të cilin e quan “makiavelisti dhe populisti i Beogradit”.Veliaj është ndalur te mesazhi që protestat studentore përcjellin për politikën. “Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”, shkruan ai, duke theksuar se qytetarët dhe politikëbërësit duhet të kuptojnë sa më shpejt nevojat dhe pritshmëritë e brezit të ri."Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate.Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!" shkroi Veliaj në rrjetet e tij sociale. Share Ora 09:46 Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Majko: Pushteti dhe interesat ekonomike çuan në krizën e pushtetit të tij Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar për zhvillimet politike në Serbi dhe largimin e Aleksandër Vuçiçit nga pushteti pasi humbi zgjedhjet e djeshme përballë Listës Studentore.Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Majko ka analizuar mënyrën e qeverisjes së Vuçiçit, duke e lidhur atë me përqendrimin e pushtetit, dobësimin e institucioneve dhe ndërthurjen e interesave politike e ekonomike.Ai ka theksuar se historia do ta gjykojë ish-liderin serb për trashëgiminë e tij politike, ndërsa shprehet se tashmë ngjarjet nuk do të jenë më nën kontrollin e tij.Reagimi i plotë:Aleksandër Vuçiç u largua nga pushteti! Ai nuk u rrëzua si një tiran. U tërhoq si një figurë e vjetër, që i kishte mbijetuar kohës së vet!Aleksandër Vuçiç nuk përballoi fuqinë e botës së re mediatike të rrjeteve sociale, të shpejtë dhe të zhurmshme.Historia do ta mbajë mend atë, jo për arritjet por për dështimet! Jo për atë që ndërtoi por për atë që ai shkatërroi!Aleksandër Vuçiç kishte sharm! Ai ishte jo-konvencional dhe nuk kishte frikë të bënte eksperimente. Por, ai ishte i pakujdesshëm dhe vetëshkatërrues!Të njëjtat cilësi që e kishin bërë të suksesshëm dhe dëshira e tij për ta bërë të aprovueshëm ishin ato të cilat e futën në krizë!Aleksandër Vuçiç ishte i paaftë ti rezistonte joshjes së pushtetit!Për të, morali ishte luks të cilin sistemi politik në Serbi nuk e përballonte!Aleksandër Vuçiç ishte simbol i një sistemi ku pushteti politik dhe interesat ekonomike ushqyen njëri-tjetrin. Pasoja, ishte çmontimi i shtetit administrativ!Ai e ktheu Serbinë në një shtet ku u përdorën ligjet, administrata dhe strukturat e sigurisë për të konsoliduar interesat e një grupi sundues të politikës, biznesit dhe krimit të organizuar!Në periudhën e qeverisjes së Aleksandër Vuçiç kontrolli mbi institucionet në Serbi nuk ishte qëllim në vetvete.Ai shërbente për të siguruar pasuri, për të mbrojtur aleatët dhe për të dobësuar çdo mekanizëm që mund të pengojë vazhdimësinë e pushtetit.“Doktrina” Vuçiç ishte një dallim revolucionar nga mafia tradicionale për nga mënyra se si ushtrohet kontrolli. Ai e zhvendosi kuptimin e korrupsionit si një shkelje e veçuar e ligjit drejt një sistemi të organizuar ku shteti kthehet në “asistent”!Në këtë logjikë, kompromisi me shkeljen e ligjit nuk ishte tradhti, por domosdoshmëri.Aleksandër Vuçiç do të mbahet mend jo për ndonjë madhështi morale, por për paprekshmërinë.Aleksandër Vuçiç humbi dje zgjedhjet! Nga dje, ai nuk i kontrollon më ngjarjet! Tashmë janë ato, që do ta kontrollojnë atë! Share U.D/ReportTv.al sali berisha erion veliaj aleksander vucic elisa spiropali Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.2% Jo 19.8% Nuk e di 4% Vota total: 621 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
