Lajme Zone
Policia e Tiranës udhëzim urgjent efektivëve: Të miturit jo intervistime pa prindër e psikolog! Mos hapni celularët pa vendim gjykate
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Policia e Tiranës udhëzim urgjent efektivëve: Të miturit jo intervistime pa prindër e psikolog! Mos hapni celularët pa vendim gjykate

Policia e Tiranës më 22 tetor u ka dërguar një shkresë zyrtare të gjitha komisariateve në kryeqytet me udhëzime për protestën, veçanërisht për të miturit e përfshirë në to. Në të specifikohet së pari që çdo punonjës policie në detyrë, të jetë lehtësisht i identifikueshëm, me numër të dukshëm identifikues dhe po ashtu edhe makina me logo. LEXO edhe...Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në

Policia e Tiranës më 22 tetor u ka dërguar një shkresë zyrtare të gjitha komisariateve në kryeqytet me udhëzime për protestën, veçanërisht për të miturit e përfshirë në to. Në të specifikohet së pari që çdo punonjës policie në detyrë, të jetë lehtësisht i identifikueshëm, me numër të dukshëm identifikues dhe po ashtu edhe makina me logo. LEXO edhe...Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! Drejtoria vendore e Policisë së Tiranës u kërkon komisariateve që të mos kryejnë asnjë kontroll të telefonëve pa urdhër gjyqësor, e po ashtu të mos i kërkojnë personave të shoqëruar apo arrestuar fjalëkalimet e celularëve. Në udhëzim kërkohet që edhe në ambientet e shoqërimit dhe intervistimit të të miturve në çdo zyrë të vendosen kamera dhe të ruhen pamjet. “Të sigurohet në çdo rast prezenca e prindit ose kujdestarit dhe psikologut për çdo të mitur, formular i të drejtave në versionin për të mitur, para çdo pyetje, regjistër i veçantë për të miturit”, thuhet në shkresën e Policisë së Tiranës firmosur nga zv/drejtori për sigurinë publike, Edmond Meshini. Efektivëve po ashtu, u kërkohet që të njihen me aktet ligjore mbi përdorimin proporcional të forcës dhe të gazit lotsjellës Shkresa është shënuar “Tepër urgjent”. U.D/ReportTv.al policia e tiranes Tirane protestat kunder qeverise te miturit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.5% Jo 19.6% Nuk e di 3.9% Vota total: 718 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?