Lajme Zone
9 ditë pas nisjes së protestave dhe denoncimeve për dhunë ndaj të miturve, Policia nxjerr urdhër urgjent: Mos kontrolloni celularët pa vendim gjykate!
Politikë

9 ditë pas nisjes së protestave dhe denoncimeve për dhunë ndaj të miturve, Policia nxjerr urdhër urgjent: Mos kontrolloni celularët pa vendim gjykate!

9 ditë pas nisjes së protestave studentore, gjatë të cilave pati arrestime e shoqërime në komisariate, ku sipas dëshmive të shoqëruarve iu është kërkuar të hapin celularët, Policia e Tiranës nxjerr një urdhër urgjent për respektimin e të drejtave të të miturve dhe zbatimin e procedurave ligjore gjatë shoqërimeve dhe intervistimeve. Shkresa mban datën 22 tetor dhe u drejtohet komisariateve të Tiranës dhe Krujës. Mes të tjerash, punonjësve të policisë u kërkohet të mos kontrollojnë telefonat pa urdhër gjyqësor, të mos kërkojnë fjalëkalime pa bazë ligjore dhe të garantojnë praninë e prindit ose kujdestarit dhe psikologut gjatë trajtimit të të miturve.

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·0 neutrale (0%)·1 pro-opozitës (100%)

100% Pro-Opozitës

Pro-Opozitës · 1 burime · 100%

1 nga 1 burimet anojnë pro-opozitës.

Përditësuar 1 orë më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →