Saranda mirëpriti festivalin “Lira Ilira” ku piktore, poetë e krijues nga Shqipëria dhe Rumania u bënë bashkë për të shkëmbyer përvoja dhe për të përcjellë mesazhe përmes artit dhe letërsisë. Në ambientet e Bashkisë Sarandë u zhvillua Festivali Ndërkombëtar i Arteve “Lira Ilira”. LEXO edhe...30 minuta shi përmbytën Ujin e Ftohtë në Vlorë, banorët edhe sot mes mbetjeve dhe baltës: Përroi është bllokuar, të ndërhyjë bashkia (VIDEO) Perfaqësues të dy vendeve, Shqipërise e Rumanisë, folën për rëndësinë e bashkëpunimit kulturor, ruajtjen e trashëgimisë dhe rolin e artit në afrimin e njerëzve. Sink Ferasete Dauti, përfaqësuese e shoqatës “Epoka e Bardhë” “Jemi këtu me miqtë tanë nga Rumania, të cilët kërkojnë që përmes këtij aktiviteti kultura, trashëgimia dhe fjala të shkojnë përtej kufijve. Saranda gjithmonë ka qenë dashamirëse e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Këtu kemi Butrintin, këngët, vallet, poezinë dhe shumë krijues që kanë dhënë kontributin e tyre”, u shpreh Dauti. Pavarësisht dallimeve kulturore, arti mbetet një gjuhë e përbashkët që bashkon njerëzit. “Mund të jemi njerëz me kultura të ndryshme, por në fund jemi të gjithë në gjendje të përcjellim vlera dhe mesazhe. Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve nëse njerëzit e duan vërtet këtë. Asgjë nuk mund ta ndalojë”, tha ajo. Festivali qe u mbajt nga 23 deri me 25 tetor përfshiu fusha të ndryshme të krijimtarisë artistike, si poezi, muzike, picture e kërcim. R.Xh/E.H/ReportTv.al sarande festival artistë Festivali Ndërkombëtar i Arteve Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.2% Jo 19.8% Nuk e di 4% Vota total: 621 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
