Burnley pësoi një tjetër disfatë në fundjavë, duke përkeqësuar akoma më shumë situatën në Championship, por si të mos mjaftonte kaq lajme jo të mira vijnë edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare Armando Broja. Edhe pse zbriti në fushë si titullar Broja luajti vetëm 11 minuta për shkak të një dëmtimi që e la të shtrirë në fushë në tantativë për të kontrolluar një top. Në fillim sinjalet nuk ishin të këqija, por në vijim u vështirësuan. Lajmin jo të mirë e konfirmoi edhe trajneri Niki Hajen, i cili pas konferencës për shtyp u shkarkua. LEXO edhe...Nga thashethemet në fakt, Elia Caprile bëhet shtetas shqiptar! Presidenti Begaj firmos dekretin, a do të mbrojë ngjyrat kuqezi portieri? “Ai ndjeu kërcitje në zonën e ijëve, kështu që është një tjetër dëmtim. Serioz? Mendoj kështu, por duhet të presim. Por ai e ndjeu shumë keq”, u shpreh Hajen pas humbjes 4-1 ndaj Lincoln. Armando Broja dhe Burnley po kalojnë një sezon shumë të vështirë në ligën e dytë angleze. Pas 12 javësh kampionat, ekipi që zbriti nga Premier League, rrezikon shumë të zbresë edhe nga Championship, pasi ka grumbulluar vetëm 8 pikë. Sulmuesi shqiptar në verën e 2025 u transferua nga Chelsea për 23 milionë euro. Ne.k./ReportTv.al Armando Broja Burnley kombetarja shqiptare Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.5% Jo 19.6% Nuk e di 3.9% Vota total: 718 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

