Aktori i njohur i dublimit Eric Bauza, zëri i personazheve ikonë të filmave vizatimorë si Bugs Bunny, Daffy Duck dhe Porky Pig, ka ndërruar jetë papritur në moshën 46-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes një deklarate në Instagram, ndërsa sipas revistës Variety, shkaku i vdekjes ishte sëmundje kardiovaskulare hipertensive. I lindur në Ontario të Kanadasë dhe me origjinë filipinase, Bauza u rrit duke admiruar personazhet e Looney Tunes, zërat e të cilëve përpiqej t’i imitonte që në fëmijëri. Sipas BBC në vitin 2021, ai u shpreh se këta personazhe kapërcejnë kufijtë gjuhësorë dhe kulturorë, pasi humori i tyre kuptohet nga të gjithë. Gjatë karrierës së tij, ai i dha zë disa prej personazheve më të dashur të animacionit, përfshirë Daffy Duck, Porky Pig, Elmer Fudd dhe Foghorn Leghorn në filmin Space Jam: A New Legacy. Ai u rikthye në këto role në Coyote vs. Acme, ku interpretoi gjithashtu Road Runner. Bauza ishte pjesë edhe e filmave The Super Mario Bros. Movie dhe The Super Mario Galaxy Movie, në rolin e Toad General, si dhe i projektit Forgotten Island. Talenti i tij u vlerësua edhe nga industria televizive. Mes viteve 2022 dhe 2025, ai fitoi tre çmime Emmy për interpretimin e zërave në seriale të ndryshme televizive. A.C/ReportTv.al Daffy Duck Bugs Bunny Eric Bauza Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.2% Jo 19.8% Nuk e di 4% Vota total: 621 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
