ITALI - Dje (e premte) u zhvillua cermonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare 2026 në Taranto të Italisë. Shqipëria do të përfaqësohet në eventin e 20-të të Lojërave me 71 sportistë në 21 disiplina të ndryshme sportive, përfshi edhe futbollin. Ekipi U-21 i futbollit, i drejtuar nga Alban Bushi do të zbresë këtë mbrëmje në fushë ku do të ketë përballë Italinë U-21. Sfida do të luhet në stadiumin 'Ettore Giardiniero' të Lecces me fillim nga ora 21:00. Në grup kuqezinjtë do të sfidohen edhe nga Kosova dhe Algjeria. LEXO edhe...Moti i keq ‘godet’ veriun e Italisë, Lombardia kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme! 400 të evakuuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve (VIDEO) Në historinë e saj, Shqipëria ka fituar 49 medalje në Lojërat Mesdhetare, 11 të arta, 19 të argjendta dhe 19 të bronzta, duke u renditur në vendin e 17-të në klasifikimin historik të medaljeve. Disiplina me të cilin Shqipëria ka fituar më shumë medalje në Lojërat Mesdhetare është peshëngritja, me 26 medalje. Pas saj vijnë atletika dhe qitja, me nga 7 medalje. Sportistja më e suksesshme shqiptare në historinë e Lojërave Mesdhetare është Luiza Gega, me dy medalje të arta dhe një të argjendtë. Pas saj renditen peshëngritësit Daniel Godelli, me dy medalje të arta, Romela Begaj, me një të artë, një të argjendtë dhe dy të bronzta, si dhe Erkand Qerimaj, me një të artë dhe një të argjendtë. Këtë vit vendi ynë do të përfaqësohet me numrin më të lartë të sportistëve, teksa në ceremoninë hapëse të së premtes të pranishëm ishin edhe kreu i shtetit, Bajram Begaj, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli. E veçanta e këtij edicioni është se sportistët u vendosën në kroçerën gjigante 'AROYA', e cila është shndërruar në një fshat modern për delegacionet e 26 shteteve pjesëmarrëse. Lojërat Mesdhetare dhe Taranto 2026 Organizatorët e konsiderojnë këtë si edicionin më të madh të Lojërave Mesdhetare që nga viti 1951, kur u zhvillua për herë të parë kjo ngjarje sportive. Rreth 100 mijë bileta janë shitur tashmë për të ndjekur garat, tregues i interesit të madh që ka ngjallur aktiviteti në të gjithë Puglian. Komiteti organizativ ka bërë të ditur se aktiviteti do të shtrihet në katër provinca dhe 13 qytete. Garat do të zgjasin 15 ditë, deri më 3 shtator. Në total, do të zhvillohen 33 disiplina sportive, të shpërndara në 28 impiante sportive. Në Lojërat Mesdhetare 2026 do të marrin pjesë 26 shtete, ndërsa pjesëmarrjes i shtohet edhe delegacioni i Vatikanit. Në total do të ndahen 1853 medalje, 588 të arta, 588 të argjendta dhe 677 të bronzta. Janë parashikuar gjithashtu 273 finale. Dy disiplina do të bëjnë debutimin historik në Lojërat Mesdhetare, patinazhi me rrota dhe padeli. Numri i sportistëve të regjistruar arrin në 3803, prej të cilëve 2189 janë meshkuj dhe 1614 femra. San Marino është i vetmi delegacion ku numri i sportisteve femra është më i lartë se ai i meshkujve. Italia është vendi me numrin më të madh të pjesëmarrësve, me 497 sportistë, e ndjekur nga Turqia me 335. Atletika është disiplina me numrin më të madh të sportistëve të regjistruar, 435, si dhe ajo në të cilën do të shpërndahet numri më i madh i medaljeve, gjithsej 132. Rreth 3000 vullnetarë do të angazhohen në organizimin e Lojërave, pasi janë përzgjedhur mes më shumë se 11 mijë kandidatëve. S.Dh/ReportTv.al fidel ylli Blendi Gonxhja Bajram Begaj alban bushi kombetarja U-21 koksh lojerat mesdhetare itali Taranto 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5963 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

