Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE TV- Militantët protestë pa Berishën, mblidhen te Kryeministria! Edhe studentët sot para Ministrisë së Arsimit


Për të tretën herë radhazi, militantët demokratë po protestojnë pa drejtuesin e PD, Sali Berishën. Ky i fundit, ndonëse studentët e refuzuan, po përpiqet ta fusë PD në mes të protestës dhe është parashikuar që demokratët të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit. Atje në orën 14:00 do të mblidhen studentët.

Për të tretën herë radhazi, militantët demokratë po protestojnë pa drejtuesin e PD, Sali Berishën. Ky i fundit, ndonëse studentët e refuzuan, po përpiqet ta fusë PD në mes të protestës dhe është parashikuar që demokratët të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit. Atje në orën 14:00 do të mblidhen studentët. Militantët demokratë nisën marshimin drejt Kryeministrisë me gati 1 orë vonesë, nën udhëheqjen e Flamur Nokës dhe deputetëve të tjerë dmeokratë. Të cilët herë pas here, janë filmuar duke koordinuar protestën me celular. LEXO edhe...Ndërhyrje e suksesshme kirurgjikale në QSUT, pacientit i hiqet tumori gjigant në hundë Lajm në përditësim… Ora 12:55 Me gati një orë vonesë, militantët e Berishës marshojnë drejt Kryeministrisë! Në krye Flamur Noka, mungon kreu i PD-së Protesta e Sali Berishës ishte paralajmëruar për në orën 12:00, por militantët e nisën marshimin drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë. Ndërkohë, para Kryeministrisë nisën të mblidheshin edhe protestues të tjerë. Marshimi u udhëhoq nga Flamur Noka dhe përfaqësues të tjerë të PD-së, ndërsa kreu i partisë, Sali Berisha, mungoi. Share Ora 12:35 Militantët e parë nisin të mblidhen para selisë së PD për protestën, te Kryeministria ende qetësi (VIDEO) Militantët e parë demokratë kanë nisur të mblidhen në selinë e PD-së për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Ky i fundit, njëjtë si në dy protestat e kaluara, nuk do t’i bashkohet protestës. Te kryeministria ndërkohë, ende është qetësi. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise PD Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.8% Veliajn 19.4% Asnjërin 30.8% Vota total: 1370 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?