PSG dhe Barcelona përballen në një duel që premton ritëm të lartë, spektakël dhe emocione. Dy skuadrat synojnë të imponojnë filozofinë e tyre të lojës, me parisienët që kërkojnë të shfrytëzojnë shpejtësinë në sulm, ndërsa katalanasit mbështeten te kontrolli i topit dhe kombinimet e shpejta.
Ndeshja zhvillohet këtë mbrëmje, në stadiumin “Parc des Princes”, në Paris. Të dyja skuadrat vijnë me pretendime të larta në këtë përballje të fazës së ligës së Champions League.
Skuadra e Luis Enrique do të kërkojë të shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve dhe shpejtësinë e lojtarëve ofensivë. PSG vjen pas një fitoreje spektakolare 4-2 ndaj Manchester Cityt, rezultat që konfirmon potencialin e saj sulmues.
Nga ana tjetër, Barcelona e Hansi Flick synon të kontrollojë lojën përmes posedimit të topit dhe presingut të lartë. Megjithatë, katalanasit kanë shqetësime në repartin defensiv, pasi Jules Koundé dhe Eric García janë të dëmtuar.
REZULTATI LIVE:
PSG 0-0 BARCELONA
FORMACIONET ZYRTARE: Top Channel

