Dita e tetë e protestave në Tiranë nisi me ftesën e përsëritur të kryeministrit Edi Rama për dialog me studentët dhe protestuesit, por vijoi me refuzimin e tyre dhe u përshkallëzua më pas në përplasje të dhunshme në disa zona të kryeqytetit. Nga tubimi pa incidente para Kryeministrisë, protesta u zhvendos te Ministria e Arsimit dhe më pas sërish në bulevard, ndërsa gjatë mbrëmjes tensionet vijuan në sheshin “Skënderbej”, pranë Katedrales Ortodokse dhe përsëri para godinës së qeverisë.
Fillimisht, një grup pedagogësh u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, ku më pas iu bashkuan edhe studentë. Në të njëjtën kohë, drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Informim, Manjola Hasa, doli pranë karrigeve të vendosura simbolikisht për dialog, duke përsëritur ftesën e Ramës se studentët, të rinjtë dhe qytetarët që dëshironin të diskutonin me kreun e qeverisë ishin të mirëpritur.
Ftesa u refuzua nga protestuesit, të cilët përmbysën karriget e vendosura para Kryeministrisë. Më pas nisi marshimi drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa pedagogët u larguan dhe nuk iu bashkuan pjesës tjetër të protestuesve.
Pikërisht te Ministria e Arsimit nisën edhe përplasjet e para. Protestues të maskuar hodhën gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ndërhyri për shpërndarjen e tyre. Pas tensioneve, protestuesit u rikthyen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një grup shkatërroi strukturën e një stacioni urbani dhe e përdori atë si një “barrikadë” përballë forcave të policisë. Në zonë nisën të mblidheshin edhe gurë.
Pas një periudhe qetësie, situata u tensionua sërish. Protestuesit hodhën gurë drejt efektivëve dhe molotovë në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, një pjesë e protestuesve u shpërnda, ndërsa furgonë dhe makina policie u vunë në ndjekje të tyre.
Rreth orës 19:30, protestuesit u mblodhën përsëri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përplasjet u zhvendosën më pas drejt sheshit “Skënderbej” dhe zonës pranë Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku u hodhën molotovë dhe breshëri fishekzjarrësh në drejtim të policisë.
Pas orës 20:00, tensionet u rikthyen edhe para Kryeministrisë. Protestuesit u përplasën dhe u shtynë me efektivët, ndërsa policia përdori spraj me piper dhe gaz lotsjellës për t’i larguar nga zona. Në terren nisën edhe shoqërimet e protestuesve.
Ashtu si një ditë më parë, policia ndoqi strategjinë e ndërhyrjes së shpejtë me ujë dhe gaz lotsjellës, duke ndjekur protestuesit e maskuar pas shpërndarjes së grupeve.
Rreth orës 21;00 protestuesit janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku ka ndodhur një tjetër sulm me molotov ndaj policisë. Forcat e kësaj të fundi ndërhynë menjëherë duke mos kursyer hedhjen e ujit e gazit lotsjellës me dy autobotë për të neutralizuar protestuesit duke mos i lejuar t’i afrohen kryeministrisë. Përditësimi i ngjarjeve, orë pas ore: 21:07
Protestat në Europë, reagon Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Shtetet të angazhohen me protestuesit dhe të ndërmarrin hapa për adresimin e shqetësimeve
Bota 20:49
“Rinia dhe pedagogët u përgjigjën me revoltë”/ Berisha mbledh drejtuesit e degëve të PD-së në Tiranë: Do t’i angazhojmë të gjitha për protestën
Politikë 20:13
“Ndizet” situata edhe pranë Katedrales Ortodokse në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë
Aktualitet 20:07
Përshkallëzohet situata te Kryeministria/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdoret spraj me piper për të larguar disa vajza
Aktualitet 20:03
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit ngrenë duart përballë autobotëve, policia i spërkat me ujë
Aktualitet 19:52
Policia thirrje protestuesve para Kryeministrisë: Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë
Aktualitet 19:33
Qetësohet sërish situata, protestuesit grumbullohen edhe një herë përpara Kryeministrisë
Aktualitet 18:58
Protestuesit i vunë flakën Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Akte të papranueshme, dobësojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave kushtetuese
Aktualitet 18:53
Përcollën mesazhet e tyre në shesh, protestë në Korçë në mbështetje të studentëve
Aktualitet 18:53
Shpërthime në shesh, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të policisë
Aktualitet 18:21
Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit
Aktualitet 17:56
“Thyhet” qetësia, nis hedhja e molotovëve dhe gurëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz e plumba gome
Aktualitet 17:25
“Studentët u ngritën si feniksi nga hiri”/ Berisha thirrje për protestë: Të gjithë nesër përpara Universitetit, mos i lini të rinjtë vetëm
Politikë 17:08
Refuzimi i pedagogëve dhe studentëve për dialog, Rama i ndjek nga zyra dhe iu përgjigjet
Politikë 17:00
Protestat në vend/ Begaj seri takimesh në Presidencë, pret ambasadorët e SHBA-së, BE-së e Gjermanisë dhe dy ish-presidentët
Aktualitet 16:49
Puthje për të gjithë/ Protestuesi vjedh vëmendjen para Kryeministrisë, “shpërqendron” efektivët dhe argëton tubuesit
Aktualitet U arrestuan në protestë, Gjykata liron 13 tubuesit e shoqëruar 16:09
Protesta zhvendoset te Kryeministria, të rinjtë krijojnë “front” me strukturën e stacionit të urbanit, nisin të mbledhin gurë
Aktualitet 16:03
Protestat e dhunshme në Shqipëri/ OSBE – ODIHR bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen
Aktualitet 15:46
Daulle mes tensioneve në Tiranë/ Policia hedh ujë me presion, protestuesja ‘zhvendoset’ me valle, autoboti e ‘ndjek’ nga pas
Aktualitet 15:36
Studentët dhe pedagogët përmbysën karriget e dialogut para Kryeministrisë, Ilir Meta i mbështet nga burgu: Pa rini nuk ka Shqipëri
Politikë 15:25
Protestuesit hedhin fishekzjarrë në protestë, policia i kundërpërgjigjet me presion uji, hidhet edhe gaz lotsjellës
Aktualitet 14:52
Zjarri në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet: Do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve
Aktualitet 14:33
“Ne kërkojmë të drejtat tona”, studentët e universitetit të Durrësit shkruajnë me spraj muret e godinës
Aktualitet 14:40
Ditë e re, ide të reja/ Protestuesit nxjerrin molotovët te Rruga e Durrësit, i kishin fshehur… te qesja e kroasanëve
Aktualitet 14:28
Merr fund “armëpushimi”, protesta i rikthehet gurëve dhe ujit me presion, bizneset mbyllin edhe një herë qepenat te Rruga e Durrësit
Aktualitet 14:15
Tensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, polici hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve
Aktualitet 14:05
Protesta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë qëllojnë me gurë drejt godinës, disa prej tyre futen në oborrin e institucionit
Aktualitet Protesta e 7-të në Tiranë, arrestohen 33 persona, procedohen penalisht 41 të tjerë 14:01
“Na kapën në protestë, na futën në një dhomë dhe na dhunuan”, flet për ‘Shqipëria Live’ 15-vjeçari i arrestuar në tubim: Bëra 72 orë burg, aty ishte…
Aktualitet 13:42
Protestuesit vendosen para Ministrisë së Arsimit, përballen me FNSH dhe autobotin e ujit
Aktualitet 13:40
“Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet”, pedagogët marshim paqësor në mbështetje të studentëve, kundërshtojnë dhunën
Aktualitet 13:17
Ministritë “mburojë” metalike dyerve e dritareve kundër gurëve dhe molotovëve, mbi 80 persona të shoqëruar gjatë natës, u sekuestrohen telefonat
Aktualitet 13:12
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt Ministrisë së Arsimit
Aktualitet 12:04
Pedagogët dhe studentët para kryeministrisë, u bashkohet edhe një tjetër grup protestuesish. Mungojnë “maskat”
Aktualitet 11:52
Kontrolle telefonash pa vendim gjykate dhe pretendime për dhunë, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës
Aktualitet 11:50
VIDEO/ U sulmua dhe u dogj gjatë protestave të dhunshme, pamje nga Ministria e Arsimit plotësisht e dëmtuar
Aktualitet 11:36
Përplasjet mes policisë dhe protestuesve, juristja dorëzon në SPAK kallëzim ndaj kryeministrit Rama dhe kryepolicit Hita
Aktualitet Protestat e dhunshme, Balla pas mbledhjes së Grupit të PS-së: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit, të miturit të mos përdoren ‘mish për top’ Pedagogët ndalen para karrigeve për dialog, grisin letrat e vëna nga Rama dhe përballen me drejtoreshën e MIA-s 10:53
Pedagogët në marshim kundër dhunës ndaj studentëve: Të mblidhemi çdo ditë në 10:00
Aktualitet 09:35
Rama vendos karrige para kryeministrisë me thirrjen për dialog: Jam në dispozicion, të mirëpritur nuk janë ata që bëjnë dhunë
Politikë 09:27
Pas protestave të dhunshme, Kumbaro: Psikologë në dispozicion të nxënësve dhe familjeve
Aktualitet 09:02
“Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit”/ Rama: Gjykata ka lënë për të dëshiruar, të gjitha arrestimet e policisë kanë qenë të ligjshme
Politikë 08:48
“Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama për protestën: Me gurin keni vetëm dy mundësi, këmbët e shpejta ose…
Politikë 08:42
‘Monopolin e forcës në demokraci e ka shteti’, Rama sjell shembuj nga Evropa për policët dhe protestuesit e lënduar
Aktualitet 08:29
“Janë plagosur më shumë policë sesa protestues”/ Rama në Ministrinë e Arsimit: Drejtorët e gjimnazeve me ditar gjatë protestave, pushteti nuk merret me dhunë
Politikë Top Channel

