Lajme Zone
Detajet nga vrasja e 46-vjeçarit në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Detajet nga vrasja e 46-vjeçarit në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij, në zonën pranë “Vasil Shantos” në Tiranë.

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij, në zonën pranë “Vasil Shantos” në Tiranë. Sipas asaj që mëson gazetarja Dorjana Bezat, në zonë është dëgjuar vetëm një e shtënë armë zjarri, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u zbardhur.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë nisur verifikimin e telefonit të viktimës, ku, sipas të dhënave paraprake, po shqyrtohen komunikimet e tij të fundit. Nga verifikimet fillestare, në vëmendje janë edhe disa probleme familjare që dyshohet se kanë qenë të pranishme në jetën e 46-vjeçarit.

Po ashtu, sipas informacioneve paraprake, telefonata e fundit e viktimës dyshohet se ka qenë me bashkëshorten e tij.

Paralelisht, grupi hetimor po punon për sigurimin dhe këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja. Top Channel