Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili, u gjet i vrarë në makinën e tij. Në foton e siguruar nga gazetari Eraldo Harlicaj, shihet automjeti ku u gjet trupi i pajetë i 46-vjeçarit, i cili ndodhet ende brenda në makinë, ndërsa zona është kthyer në objekt të veprimeve hetimore të policisë.
Pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat u raportuan për një aksident fillimisht, se makina kishte devijuar nga rruga. Më pas, ai u gjet i vrarë brenda në makinë.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes, si dhe për të identifikuar autorët e mundshëm dhe motivet që mund të kenë çuar në këtë krim. Top Channel

