Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Nërsa protesta e të rinjve nisi në Rrugën e Durrësit, rreth orës 14:00, ku nisën të qëllojnë më gurë drejt mistrisë se Arsimit dhe efektivëve që kishin krijuar disa kordone në këtë aks. Të rinjtë protestues u vunë flakën disa koshave që ia afruan efektivëve për t’i bllokuar, por këta të fundit u kundërpërgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës e për pasojë, ia dolën që brenda minutash të boshatisnin Rrugën e Durrësit.
Të shpërndarë në disa grupe, protestuesit vijuan përballjen me efektivët në sheshin Skënderbej dhe më pas u rigrupuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku u zhvillua një nga përplasjet më të forta që prej datën 13 tetor kur nisi protesta e dhunshme.
Në rresht të parë të frontit u vendosën disa të rinj si grupi më aktiv i protestuesve që hodhën molotov drejt frotit të Policisë, që kishte angazhuar rreth 2000 forca në terren. Për të zprapsur protestuesit, përdorën autobotët ujëhedhës, plumbat e gomës, spraj me piper dhe gaz lotsjellës në masë.
Protestuesit u shpërndanë në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke krijuar disa fronte ‘lufte’, ku herë përparonin protestuesit dhe herë avanconin policët.
Një nga dyert e Mistrisë së Bujqësisë u përfshi nga flakët, që u vunë nën kontroll më pas nga zjarrfikësit.
Qetësi nuk pati as në rrugën e Myslym Shyrit, ku banorët dhe bizneset u gjetën të papërgatitur kur policia marshoi në ndjekje të protestuesve, por pa shkaktuar incidente në zonë.
Beteja vijoi gjatë pasdites kryesisht në sheshin Skënderbej, ku të rinj të maskuar e me shkopinj u përplasën me policët, ndërsa tymueset e këtyre të fundit u kthyen në një lojë ping-pongu mes dy palëve.
Një prej protestuesve dhe një efektiv u përfshinë nga flakët dhe morën ndihmë nga kolegët, ndërsa në spital u paraqitën për ndihmë mjekësore një deputet, katër protestues, një polic, dy përfaqësues të medias.
Krahas të rinjve dhe studentëve, protestës sot iu bashkuan pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias, por edhe demokratët, që gjatë paradites zhvilluan një tubim paqësor pranë Kryeministrisë, ku i vetmi incident ishte djegia e shilteve të vendosura nga kryeministri Edi Rama si ftesa e katërt për dialog.
Zhvillimet minutë pas minute: 18:52
Protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës, u vënë flakën kazanëve në rrugë, policia u hedh gaz lotsjellës
Aktualitet 18:39
Autoboti i ujit i vendosur në mes të rrugës, protestuesit i hedhin fishekzjarrë te Bulevardi, mbushet me tym e gjithë zona
Aktualitet 10:02
Protesta në Tiranë, Rama publikon pamjet e protestuesve që futen në selinë e PD-së: Studentët në Universitetin e Dhunës
Politikë 18:15
Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
Aktualitet 18:05
Lëndohet një protestues gjatë tensioneve, dyshohet me plumb gome, largohet nga shokët e tij
Aktualitet Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve, disa prej tyre të pajisur me shkopinj druri 17:46
VIDEO/ Lojëra dhe puthje përpara kamerës, momente të veçanta nga dy të rinjtë viralë të protestave
Aktualitet 17:38
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevard/ Turistët e huaj ndjekin protestën duke ngrënë akullore
Aktualitet 17:16
Protestuesit hedhin molotovë në drejtim të efektivëve, dy policë marrin flakë, edhe të riut i digjet xhaketa
Aktualitet 17:12
8 të plagosur në protestë, mes tyre një deputet dhe 4 protestues
Aktualitet 16:59
Molotovët dhe fishekzjarrët nuk mungojnë as në sheshin Skënderbej, “mjegull” me gaz lotsjellës në të gjithë zonën
Aktualitet 16:52
Përplasje e fortë pranë Piramidës, të rinjtë hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë
Aktualitet 16:44
Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, efektivë të shumtë policie në terren, i vihet flaka edhe koshave
Aktualitet 16:37
Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh disa gaz lotsjellës, mhet t’i largojë edhe me presion uji
Aktualitet 16:29
Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë, digjet një nga dyert e godinës
Aktualitet 16:21
Bulevardi nën pushtetin e uniformave blu, autoboti përparon drejt protestuesve në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet 16:13
Protestues edhe në kryqëzimin e 21 Dhjetorit, digjen koshat në mes të rrugës, bllokohet lëvizja
Aktualitet 16:07
Disa protestues i afrohen Bashkisë së Tiranës, njëri prej tyre ngjitet në dritaret e godinës
Aktualitet 15:58
Vijon e tensionuar protesta, grupi më i madh i protestuesve qëndron në lulishten e sheshit Skënderbej
Aktualitet 15:54
Një pjesë e protestuesve vendoset pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, qëndrojnë 100 metra larg saj
Aktualitet 15:47
Policia “kontrollon” Bulevardin dhe Parkun Rinia, gazi lotsjellës “pushton” zonën
Aktualitet 15:46
Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave dhe i bllokojnë rrugën. Policia i vihet nga pas
Aktualitet 15:35
Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia
Aktualitet 15:32
Protestuesi kapet para autobotit të policisë, largohet me forcë nga efektivët
Aktualitet 15:17
“Me plumba gome, vazhdoni”/ Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë, nis tensioni te Kryeministria
Aktualitet 15:13
“Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente”/ Zv.kryeminsitrja Koçiu për protestën: Dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë
Aktualitet 15:06
Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, pritet sërish përballje me policinë
Aktualitet 14:42
Nis ofensiva e policisë, efektivët përgjigjen me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Protestuesit qëllojnë me fishekzjarre
Aktualitet 14:36
“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban
Lajme 14:24
Protestuesit i vënë flakën 4 koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me ujë dhe gaz
Aktualitet Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Thyhen pallat e troturëve dhe hidhen në rrugë 14:14
Protesta e thirrur nga të rinjtë, këngëtarja Irini Qirjako shfaqet në Ministrinë e Arsimit
Aktualitet 13:51
Dy tubime në vende të ndryshme, mbështetësit e PD nisin marshimin nga Kryeministria te Ministria e Arsimit
Aktualitet 13:11
“Thirrje për molotovë, gurë dhe sulme ndaj uniformave blu”/ Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë
Aktualitet 13:07
VIDEO/ I moshuari “kopjon” protestuesit e rinj, kërcen rreth zjarrit para Kryeministrisë në tubimin e thirrur nga PD
Aktualitet 12:48
Deputetët e PD-së në krye, nis protesta e thirrur para Kryeministrisë, djegin tryezën e dialogut të kryeministrit Rama
Politikë Top Channel

