Partia Demokratike thirri një protestë kombëtare sot në 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Siç duket edhe nga pamjet, mbështetësit i janë bashkuar thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha. Fillimisht militantët u mblodhën në selinë blu dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Para selisë qeveritare, mbështetësit e opozitës dogjën shiltet e vendosura aty nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, ku përsëriti thirrjen drejtuar studentëve, për dialog. Por për të disatën herë kreu i qeverisë mori si përgjigje refuzimin e të rinjve, të cilët nuk pranojnë opsion tjetër veç dorëheqjes së Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
