Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Të katër janë shpallur fajtorë për një sërë krimesh lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite burgim.
Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.
Hashim Thaçi – 25 vite burgim
Kadri Veseli – 18 vite burgim
Rexhep Selimi – 13 vite burgim
Jakup Krasniqi – 25 vite burgim
Në total, katër të akuzuarit janë dënuar me 81 vite burgim.
Trupi gjykues i shpalli katër ish-drejtuesit e UÇK-së penalisht u shpallën fajtor ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme, ndërsa gjykata i shpalli të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.
Sipas aktgjykimit, krimet e konstatuara nga trupi gjykues ishin të rënda dhe të përhapura gjerësisht. Ato përfshinin 14 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë.
Për Rexhep Selimin, trupi gjykues përcaktoi dënime të veçanta prej 6 vitesh për ndalim të paligjshëm, 2 vitesh për trajtim mizor, 8 vitesh për torturë dhe 11 vitesh për vrasje të paligjshme. Në fund, dënimi i njësuar u përcaktua në 13 vite burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.
Jakup Krasniqi u dënua me 15 vite për ndalim të paligjshëm, 4 vite për trajtim mizor, 20 vite për torturë dhe 23 vite për vrasje të paligjshme. Dënimi i njësuar për të është 25 vite burgim, ku llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Sa i përket Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, trupi gjykues i shpalli fajtorë për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Thaçi u dënua me 25 vite, ndërsa Veseli me 18 vite burgim.
Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë.
Përditësimet e live: Vendimi për liderët e UÇK-së, reagon Glauk Konjufca: Gjykim i trishtueshëm i padrejtë
Kosova dhe Rajoni Dënimet individuale për katër ish-liderët e UÇK, çfarë pritet të ndodhë më pas
Kosova dhe Rajoni Vendimi i gjykatës së Hagës, qytetarët shprehin revoltë në Prishtinë: Nuk ia vlen të jetosh kur vendi yt shkatërrohet! Dëgjohen krisma armësh
Kosova dhe Rajoni Ish-krerët e UÇK-së lihen në burg, reagon Rama: Marre!
Lajme Fajtor për disa krime, Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë
Kosova dhe Rajoni Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg
Kosova dhe Rajoni Jakup Krasniqi shpallet fajtor, dënohet me 25 vite burgim
Kosova dhe Rajoni Seanca për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, gjykata dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin
Kosova dhe Rajoni Top Channel

