Lajme Zone
LIVE/ Dita e pestë e protestës! Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit, policia i kundërpërgjigjet protestuesve. Tensione edhe në qytetet e tjera, reagon Rama
PolitikëTop Channel

LIVE/ Dita e pestë e protestës! Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit, policia i kundërpërgjigjet protestuesve. Tensione edhe në qytetet e tjera, reagon Rama

Sot mbahet dita e pestë të protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit.

Sot mbahet dita e pestë të protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit. Vëmendja është përqendruar sërish te Ministria e Arsimit, aty ku protestuesit kanë paralajmëruar grumbullimin e tyre, ndërsa pritet që në këtë mobilizim t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.

Protesta e sotme vjen pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve në kryeqytet.

Në terren janë pozicionuar forcat e policisë, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë vendosur edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e dëmtuar nga incidentet e ditëve të mëparshme.

Protestat nisën të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.

Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të revoltës janë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në arsim.

Përditësimi orë pas ore i të gjitha zhvillimeve të ditës së sotme, 17 tetor 2026, përgatitur nga gazetarët e redaksisë së Top Channel Web, raportuar nga gazetarët e Top Channel në terren, Anila Hoxha, Elda Menga, Kristi Gongo dhe Dorjana Bezat, dhe korrespondentët tanë në rrethe, po ashtu edhe nga gazetaret e Top News në terren, Kleida Muka, Geriola Hate dhe Sagita Kumria: Doli së bashku me vajzën 1-vjeçare në protestë, i riu flet për “Shqipëria Live”: Doja të ndikoja dhe te të tjerët, kanë baltosur emrin tim si patronazhist

Aktualitet Tensionet në protestë/ Protestuesit pretendojnë për plumba gome, policia: Janë shpërqëndrues

Aktualitet Protestuesit hedhin molotovë drejt policisë, kundërpërgjigjen dy autobotë me ujë

Aktualitet Tubimi përpara Ministrisë së Arsimit, vijojnë tensionet, lëndohet një protestuese

Aktualitet Situatë e rrezikshme në Elbasan, protestuesit e mitur ngjiten në muret e kalasë së qytetit

Aktualitet Protestuesit në Durrës janë vënë sërish në lëvizje, hedhin kapsolla në qendër të qytetit

Aktualitet Përshkallëzohen tensionet te Ministria e Arsimit/ Protestuesit hedhin molotovë, policia reagon me autobotin e ujit

Aktualitet Tensionet te Ministria e Arsimit/ Lëndohet një polic, transportohet në spital me ambulancë

Aktualitet Si është sot gjendja e 21-vjeçarit që u përplas në tokë dhe u dhunua nga policia? Muhamet Skana nuk arrin të memorizojë, Eva Pango…

Aktualitet Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit/ Protestuesit hedhin gurë drejt policisë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

Aktualitet “Jam absolutisht kundër prekjes së pronave”, Berisha për protestën: Të bashkohemi me ta sepse po shohim çdo ditë skenat më horror

Politikë Tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërhyjnë zjarrfikësit

Aktualitet Protesta në Elbasan/ Dita e tretë me më pak pjesëmarrës, dëmtohen kosha mbeturinash, shoqërohet një person

Aktualitet “Unë nuk jam kriminel, as këta që janë dhunuar”/ 16-vjeçari heq maskën në protestë: Rrezikoj jetën për t’u rrahur nga policët, shokët janë mbajtur më shumë seç duhet në rajon

Aktualitet Tensione në Durrës, protestuesit thyejnë me forcë xhamat e postës shqiptare, ndërhyn policia

Aktualitet Protesta në Elbasan/ Të rinjtë marshojnë në bulevard, u bëjnë apel qytetarëve t’u bashkohen

Aktualitet Protesta në Korçë, një grup i vogël qytetarësh marshon në Pedonale dhe ndalet para Bashkisë, bashkohet dhe një mësues gjimnazi

Aktualitet Efektivi e përplasi me forcë në tokë dhe më pas e dhunoi, reagon motra e të riut protestues: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

Aktualitet Tensionet në Durrës/ Policia nis shoqërimet, protestuesit fillojnë të shpërndahen

Aktualitet U arrestuan në protestë, vijon seanca për masat ndaj 63 protestuesve/ Deri më tani 5 prej tyre lihen në burg, 3 të tjerë detyrim paraqitjeje

Aktualitet Përplasja e një dite më parë mes policisë dhe protestuesit, qytetari i drejtohet forcave të trendit: Ku është komandanti? Ajo që pamë dje, s’duhet të ndodhte

Aktualitet Sot protesta e pestë/ Nisin grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës

Aktualitet Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës, bëhen gati edhe autobotet

Aktualitet Video/ Kryeministria ndan pamjet, momenti kur protestuesit thyejnë hyrjen e biznesit dhe nisin plaçkitjen

Aktualitet Protesta në Tiranë/ Policia arreston 10 persona, 22 të tjerë procedohen penalisht

Aktualitet Protestat në vend, Ministria e Shëndetësisë jep përditësimet për të plagosurit: 21 persona në Tiranë, të lënduar edhe në Vlorë e Lezhë

Aktualitet “10 grupe të Tatimeve në terren”/ Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

Aktualitet Top Channel