Lajme Zone
Live/ Dita e 7-të e protestës së dhunshme! Pas konfrontimit te Ministria e Arsimit dhe sulmit në Gjykatën e Apelit, policia nisi shoqërimet dhe shpërndau tubuesit. Rama: Bujrum për dialog, pa kushte!
PolitikëTop Channel

Live/ Dita e 7-të e protestës së dhunshme! Pas konfrontimit te Ministria e Arsimit dhe sulmit në Gjykatën e Apelit, policia nisi shoqërimet dhe shpërndau tubuesit. Rama: Bujrum për dialog, pa kushte!

Mbahet sot protesta e shtatë në Tiranë, e cila nisi me revoltën e studentëve më 13 tetor dhe u përshkallëzua në tubim të dhunshëm, së cilës i janë bashkuar tashmë edhe qytetarë.

Mbahet sot protesta e shtatë në Tiranë, e cila nisi me revoltën e studentëve më 13 tetor dhe u përshkallëzua në tubim të dhunshëm, së cilës i janë bashkuar tashmë edhe qytetarë. Dita e shtatë e protestës në Tiranë u përshkallëzua sot me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa kulmoi me sulmin ndaj Gjykatës së Apelit. Të rinj të maskuar mësynë godinën, thyen dyer e xhama me sende të forta dhe një pjesë arriti të hynte në ambientet e brendshme, ku në atë moment ndodheshin edhe punonjës.

Pas sulmit, policia ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve, duke i ndjekur në rrugët e kryeqytetit dhe duke nisur shoqërimet.

Protesta e shtatë nisi gjatë paradites, me masa të shtuara sigurie dhe kontrolle nga policia. Në sheshin “Skënderbej”, efektivët kontrolluan çantat e disa të rinjve, ndërsa më pas protestuesit u grumbulluan para Ministrisë së Arsimit. Tubimi nisi me këngë e valle, njësoj si një ditë më parë, ndërsa pati edhe thirrje “Hiqni uniformat” drejtuar efektivëve.

Rreth orës 12:30 situata nisi të ndryshonte. Disa të rinj shkulën pllaka dhe gurë nga trotuari, ndërsa në të njëjtën kohë të tjerë u ofruan sanduiçë policëve të vendosur para Ministrisë së Arsimit.

Tensionet u përshkallëzuan rreth orës 13:00, kur drejt efektivëve u hodhën gurë dhe kapsolla. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit dhe për t’i larguar nga zona e Ministrisë së Arsimit.

Përplasjet u zhvendosën më pas në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e njohur si “Kafe Flora”. Përmes megafonit, policia u kërkoi qytetarëve të largoheshin nga rruga, ndërsa vijoi ndërhyrjen me ujë dhe gaz lotsjellës. Efektivët nuk lejuan rigrumbullimin e protestuesve, të cilët u zhvendosën më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Rreth orës 14:00 situata u përshkallëzua sërish. Një grup protestuesish të maskuar iu drejtua Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe sulmoi godinën. U thyen dyer dhe xhama, ndërsa disa prej tyre hynë brenda ambienteve të institucionit. Pamjet nga brenda gjykatës treguan dëmet e shkaktuara, ndërkohë që në godinë kishte ende punonjës.

Pas këtij momenti, policia nisi aksionin për shpërndarjen e grupeve të protestuesve dhe shoqërimin e personave të përfshirë në incidentet e dhunshme. Sipas Policisë, për dëmtimin e dyerve dhe dritareve të Gjykatës së Apelit u identifikuan 20 persona, pesë prej tyre u arrestuan dhe 15 u shpallën në kërkim. U sekuestrua gjithashtu një sasi lëndësh piroteknike.

Përpara nisjes së grumbullimit të sotëm reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili bëri thirrje për dialog “pa kushte” dhe kërkoi distancim nga dhuna.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi mbështetjen e opozitës për protestën dhe përsëriti kërkesën për largimin e qeverisë.

Protesta nuk u kufizua vetëm në Tiranë. Tubime dhe marshime u zhvilluan edhe në qytete të tjera, ndërsa në Kurbin u raportuan përplasje dhe hedhje molotovësh drejt godinës së Bashkisë, ku u shkaktuan flakë në hyrje.

Përditësimi i ngjarjeve, orë pas ore:

Protesta e ditës së djeshme, 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht 15:35

Protestat e dhunshme, reagon Ambasada e Zvicrës: Të ulen tensionet dhe t’i jepet përparësi dialogut, të gjitha palët të tregojnë përmbajtje

Aktualitet 15:25

“Studentët janë liderët tanë në shesh”/ Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 733 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

Aktualitet 15:18

Kaos te Parku Rinia/ Disa efektivë kapin një protestues… i riu u ikën nga duart policëve dhe “fluturon”

Aktualitet 15:06

Protestuesit u vendosën në Parkun Rinia, policia i largon me ujë dhe gaz lotsjellës. Të tjera shoqërime

Aktualitet 14:58

Çfarë po ndodh në Tiranë? Bie “qetësia”, policia nuk gjen dot grupimet e protestuesve

Aktualitet 14:45

Tensione në sheshin “Skënderbej”, policia bën disa shoqërime, i hedh një gruaje spraj

Aktualitet 14:18

Sulmi te Gjykata e Apelit, protestuesit shkatërrojnë hyrjen për publikun, alarmohen punonjësit

Aktualitet 14:13

“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet

Aktualitet 14:02

Nuk pyesin për barrierat metalike, protestuesit thyejnë derën e Gjykatës së Apelit dhe i vënë flakën. Disa arrestime, lëndohet një polic

Aktualitet 13:44

Protesta në ditën e shtatë/ Policia tenton të shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës, të rinjtë hedhin sende të forta dhe molotov

Aktualitet 13:34

“Mbështes të rinjtë”/ E moshuara e maskuar godet efektivët me shkop gjatë protestës

Aktualitet 13:31

Ofensiva e policisë, largon protestuesit nga Ministria e Arsimit me ujë me piper

Aktualitet 13:04

Fillon tensioni në Tiranë/ Protestuesit hedhin gurë drejt policisë, efektivët u përgjigjen me gaz lotsjellës

Aktualitet 13:04

Dëmtime në degë bankare dhe ATM gjatë protestave, reagon Banka e Shqipërisë: Shërbimet vijojnë, kursimet janë të mbrojtura

Aktualitet 12:47

Dita e shtatë e protestës/ Një i ri i ofron ushqim efektivëve, të tjerët shkulin pllakat e trotuarit në rrugën e Durrësit dhe përgatiten për “betejë”

Aktualitet 12:26

PAMJET/ Xhama të rinj te selia e PS pas gurëve nga protestuesit, shtohen forcat e policisë te godina e socialistëve

Aktualitet 12:24

“Ka përzënë nga vendi 50 për qind të studentëve”/ Berisha thirrje policisë pas deklaratave të Ramës: Mos i qëlloni, dorëzoni kapelën

Politikë 12:19

Mbyllet protesta në Lezhë/ Rreth 50 të rinj në tubim, dëmtohen hapësirat publike dhe shkatërrohet monumenti i librit të Gjergj Fishtës

Aktualitet 12:03

Protesta e dhunshme në Tiranë, 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital

Aktualitet 12:02

Dita e shtatë e protestës, të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit, hedhin valle dhe kërkojnë dorëheqjen

Aktualitet 11:28

Nis me bomba molotov protesta në Kurbin, flakë në ambientet e Bashkisë

Aktualitet 10:47

Nxënësit bojkotojnë mësimin në Mirditë, protesta zhvendoset në Rrugën e Kombit në Rubik

Aktualitet 10:37

Një grup gjimnazistësh marshojnë në rrugët e Elbasanit, tentojnë të rrëzojnë derën e shkollës. U bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve tu bashkohen

Aktualitet 10:34

Protestat e dhunshme në ditën e 7-të, bizneset në Tiranë forcojnë masat e sigurisë, vendosin mbrojtëse hekuri në dritare

Aktualitet 09:55

Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para të të rinjvë të dyshuar si protestues të dhunshëm

Aktualitet 09:46

Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, disa të rinj mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Aktualitet 09:33

Të rinjtë bojkotojnë sërish mësimin në Lezhë, marshim në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”

Aktualitet 08:44

“Familjet e të miturve që dhunojnë do paguajnë dëmet”, Kryeministri Rama: Studentët që sulmojnë policët s’do kenë arsim falas e bursa

Politikë 08:37

Protestat e dhunshme/ “Nga janari do të rrisim dhe rrogat”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Politikë 08:27

Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja

Aktualitet 08:18

“Trump i ka quajtur organizata terroriste…”/ Rama për protestat: Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën, ka rënë shteti nëse negocion me ta

Politikë 08:09

“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, Demo për protestat në Tiranë: Nuk mund të pranohet dhuna ndaj policisë

Politikë Top Channel