Lajme Zone
LISTA/ Zgjedhjet e 11 majit 2025, KAS gjobit disa partive politike, Celibashi: Janë konstatuar shkelje për financimet
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

LISTA/ Zgjedhjet e 11 majit 2025, KAS gjobit disa partive politike, Celibashi: Janë konstatuar shkelje për financimet

13 subjekte politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit u ndëshkuan me 7.5 milionë lekë gjobë për shkak të problemeve me raportet financiare të fushatës.

13 subjekte politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit u ndëshkuan me 7.5 milionë lekë gjobë për shkak të problemeve me raportet financiare të fushatës. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve la në fuqi gjobat e Komisionerit Ilirjan Celibashi, i cili kishte gjetur në shkelje partitë politike për mosdorëzimin e pasqyrave financiare, apo dorëzimin e tyre jashtë afatit, shpenzime pa dokumentacion mbështetës dhe mospërputhje me deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Nga 13 parti, vetëm 2 prej tyre u paraqitën në mbledhjen e KAS për të kundërshtuar gjobën. Partia Bashkimi Liberal Demokrat, pjesë e koalicionit të Sali Berishës, refuzoi gjobën prej 500 mijë lekësh, duke fajësuar aleatin e madh për vonesën në deklarim.

Edhe partia e Enkelejd Alibeajt u ndëshkua me 100 mijë lekë gjobë, jo për fajin e subjektit, por të kandidatëve, të cilët kanë raportuar si vlera të pashoqëruara me faturë financiare.

KAS vendosi që gjoba të ekzekutohet brenda 30 ditësh. Ndonëse subjektet kanë të drejtë të kundërshtojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor, ankimimi nuk pezullon ekzekutimin e gjobës.

Masat dhe gjobat e propozuara:

Gjobë në masën 2,000,000 lekë (për mosedorëzim të raportit financiar):

Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

Gjobë në masën 500,000 lekë:

Partia Bashkimi Liberal Demokrat

Partia Aleanca Demokracia e Re

Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë

Partia Kristian Demokrate

Partia Lëvizja Atdheu

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Gjobë në masën 100,000 lekë:

Partia Balli Kombëtar

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Partia Djathtas 1912

Partia Socialdemokrate

Partia Nisma Thurje

Dokumenti zyrtar i është përcjellë KAS-it për shqyrtim dhe vendimmarrje përfundimtare sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, ku në mbledhjen e sotme u pranua. Top Channel