Kombëtarja shqiptare mbylli të premten përgatitjet dhe është gati për sfidën e parë në Ligën e Kombeve, që luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin Air Albania kundër Bjellorusisë. Atmosfera duket pozitive te kuqezinjtë, me lajmin e mirë që vjen nga Asllani i cili ka lënë pas dëmtimin, i cili pritet në formacion sonte. Portën do ta mbrojë Etrit Berisha, në mbrojtje do të luajnë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Pilo. Përveç Asllanit edhe Ramadani pritet në mesin e fushës, ndërsa në repartin e sulmit do të kemi ‘popullim’ dhe pritet që nga minuta e parë të luajnë Hoxha, Seferi, Muçi dhe Manaj. Për sfidën me Bjellorusinë, Maran ka lënë në tribunë Luis Hasën, Sabah Kerjotën, Feta Fetain dhe portierin Simon Simoni. Në prag të takimit trajneri Rolando Maran tha se shikon shumë dëshirë te kuqezinjtë në këtë grumbullim të parë. LEXO EDHE:Ndeshja e Kombëtares me Bjellorusinë në Air Albania, shiten 16 mijë bileta! Priten deri në 19 mijë tifozë “Kam parë dëshirë për të punuar dhe për të gjetur stimujt e duhur përtej kundërshtarit. Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme, që të përqendroheshim te cilësitë tona. Kam parë diçka ndryshe këto ditë dhe dëshirë të madhe për të provuar, por edhe për të gabuar. Gabuar në aspektin që të përmirësohemi në të ardhmen", tha Maran. Sfidën kundër Bjellorusisë Maran e konsideroi si nisjen zyrtare të aventurës me Shqipërinë, duke lënë pas dy humbjet në miqësore gjatë qershorit. Në total kuqezinjtë kanë 5 humbje radhazi. Ndryshe nga Bjellorusia që pasi preku fundin me trajnerin e ri nuk njeh humbje në 2026. Në 4 ndeshje ka 1 barazim dhe 3 fitore. “Bjellorusia vjen nga një periudhë e mire. Ka bërë rezultat në 6 ndeshje radhazi dhe kjo do të thotë diçka. Për ne duhet të jetë stimul përtej emrit që ka kundërshtari", vijoi Maran. Kapiteni Berat Gjimshiti saktësoi se objektivi në këtë Ligë Kombesh është vendi i parë në grup. “Ke njëlloj presioni, sepse të gjithë kanë pretendime për vendin e parë. Të gjithë e kemi, edhe unë vetë jam një lojtar që kërkoj maksimumin. Nuk e kishim këtë fat ndaj Polonisë. Do të ishte një arritje e madhe, por duam të përsërisim Evropianin për herë të tretë", tha Maran. Shqipëri-Bjellorusi do të arbitrohet nga gjyqtarë anglez të Premier League, me kryesor Sam Barrott. 3 ditë pas këtij dueli do të jetë sfida e dytë në Ligën e Kombeve kundër San Marinos në transfertë, e më pas më 3 tetor ndaj Finlandës dhe më 6 tetor sërish ndaj San Marinos në Tiranë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:37 Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Tifozët e vegjël për Report Tv: Fitojmë 2-1, presim të shënojë Manaj dhe Asllani! E ndjekim shumë Kombëtaren (VIDEO) Pak para ndeshjes mes Kombetares shqiptare të Futbollit dhe Bjellorusisë, dy fëmijë të vegjël janë parë të veshur me fanella kuqezi, gati për të hyrë në stadiumin Air Albania.Për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi, ata thanë se ishin të dashuruar me Kombëtaren, teksa bënë edhe parashikimin e tyre për ndeshjen e sotme.“Do fitojmë. E ndjek shumë Kombëtaren. Rey Manaj më pëlqen më shumë. Jam tifoz shumë i madh për Shqipërinë. Dhe Rey Manaj, Kristjan Asllani dhe gjithë lojtarët e tjerë mua më pëlqejnë shumë, s’kam çfarë them. Pres të shënojë Rey Manaj ose Asllani”, tha një prej fëmijëve.“E ndjek shumë Futbollin. Pres të shënojë Asllani. Do fitojmë 2-1”, tha fëmija tjetër. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 18:25 Ndeshja e Kombëtares me Bjellorusinë në Air Albania, shiten 16 mijë bileta! Priten deri në 19 mijë tifozë Më shumë se 16 mijë bileta janë shitur deri më tani për ndeshjen që Kombëtarja shqiptare luan sonte kundër Bjellorusisë në stadiumin Air Albania në Tiranë, në Ligën e Kombeve.Report tv mëson se deri në nisje të duelit, në oren 20:45 pritshmëritë janë që të jenë rreth 18-19 mijë tifozë.Një numër i konsiderueshëm, duke patur parasysh edhe kundërshtarin që është përballë. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 15:32 Katër lojtarë të Kombëtares përfjnë në tribunë, Maran zgjedh dy debutues kundër Bjellorusisë Katër futbollistë nga lista me 28 të grumbulluar kanë përfunduar në tribunë për sfidën që Kombëtarja do të luajë sonte në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë. Për shkak se nuk lejohen më shumë se 23 lojtarë në protokollin e UEFA-s, trajneri Rolando Maran ka vendosur që portieri Simon Simoni dhe mesfushorët Luis Hasa, Sabah Kerjota dhe Feta Feta të mos jenë të gatshëm për këtë ndeshje. Kësaj liste i shtohet edhe Klisman Cake i cili është jashtë për shkak dëmtimi.Për rrjedhojë trajneri Maran ka vendosur që në listën me 23 lojtarë të jenë dy debutues. Samuele Sina ka qenë zgjedhje e nevojshme pasi me përjashtim të Berat Gjimshitit dhe Ismajlit që priten titullarë, ai është alternativa e vetme për t’u zëvendësuar në qendër të mbrojtjes pas Marash Kumbullës, i cili është jashtë forme pasi ende nuk ka debutuar me skuadrën e tij këtë sezon.Debutuesi tjetër është Klevi Qefalija, i cili duket se ka bindur më shumë trajnerin në stërvitjet e kryera përgjatë këtyre ditëve. Ai ka fituar balotazhin me lojtarët e tjerë si Luis Hasa, Feta Fetai dhe Sabah Kerjota. Ne.k./Shqiptarja.com Share SI.E./R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Rolando Maran Liga e Kombeve Air Albania kombetarja shqiptare Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 62.2% Jo 29.6% Disi 8.2% Vota total: 98 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

