Lajme Zone
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lezhë/ Një person goditet me tytën e pistoletës, transportohet në spital (VIDEO)


I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Një person ka mbetur i plagosur nga goditja me tytën e një pistolete zhurmuese gjatë një sherri të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga pushuesit. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. LEXO edhe...Lezhë/ Djegia e transformatorit, rikthehet energjia elektrike pas 12 orësh në lagjen 'Besëlidhja' Policia ka shoqëruar një person në komisariat në lidhje me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 21:30, në zonën e lodrave, në Shëngjin, gjatë një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. P., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll. Gjatë veprimeve të para hetimore është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes. K.M/ReportTv.al Shengjin Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.2% I gabuar 28% Nuk e di 7.8% Vota total: 5553 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?