Lajme Zone
Lëvizte i armatosur me makinë, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin! Përplas mjetin e policisë gjatë tentativës për t’u larguar
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Lëvizte i armatosur me makinë, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin! Përplas mjetin e policisë gjatë tentativës për t’u larguar

Një 27-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Kurbin, pasi lëvizte i armatosur me automjet. Në vijim të kësaj, 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, duke përplasur automjetin e bluve, duke rrezikuar kështu jetën e punonjësve të Policisë dhe duke hedhur armën që mbante me vete.

Një 27-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Kurbin, pasi lëvizte i armatosur me automjet. Në vijim të kësaj, 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, duke përplasur automjetin e bluve, duke rrezikuar kështu jetën e punonjësve të Policisë dhe duke hedhur armën që mbante me vete. Sipas raportimeve të policisë, ngjarja është regjistruar në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, ku është bërë e mundur edhe kapja e E. Xh., 27 vjeç, të cilit iu sekuestruan arma e zjarrit, municion luftarak, automjeti dhe një palë targa. Njoftimi i plotë i Policisë: Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Neutralizohet dhe vihet në pranga 27-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe një palë targa. Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi: – E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Ky shtetas u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, duke qarkulluar me automjet. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, si dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete. Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 27-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.