Lazio ka korrur një fitore me shifra të frikshme në ndeshjen e parë të javës së 9 të Seria A, pasi skuadra e Gatusso-s ka mposhtur 2-6 Sassuolo-n, duke gabuar edhe 2 penallti. Taylor zhbllokoi shifrat, por shpejt miqtë barazuan para se Isaksen dhe Floriani të shtronin rrugën drejt fitores. Situata do të komplikohej shumë kur Thorstved la Sassuolo-n me 10 lojtarë, por pavarësisht kësaj Esposito shkurtoi shifrat në 2-3. Gjithsesi pjesa e parë nuk kishte ndërmend të mbaronte dhe në shtesë Lazio realizoi golin e 4 me Zaccagni-n. Në të dytën Noslin realizoi ‘dopietë’ për fitoren me goleadë të kryeqytetasve, ndërsa Zaccagni dhe Fratessi gabuan nga një penallti. Me këtë fitore tenistike Lazio shkëputet të paktën përkohësisht 3 pikë nga Interi, teksa në 9 ndeshje ka fituar 8 dhe barazuar 1. LEXO edhe...Lazio për titull? Mposht Parma-n dhe shkëputet +3 pikë nga Interi, 6 gola në Napoli-Roma! Arsenal-i 'kap' City-n në krye (VIDEO) Fitore me përmbysje 4-2 për Romën kundër Cagliari-t. Miqtë zhblokuan me penalltinë e Nzola-s, ndërsa Roma riktheu avantazhin me Lulli-n dhe Pisilli-n në pjesën e parë. Në të dytën miqtë barazuan përkohësisht me Daniel Maldini-n në minutën e 81, por edhe pse pati pak kohë në dispozicion Roma shënoi edhe dy herë të tjera për 3 pikët. Fillimisht talenti Moura me kokë dhe më pas Donyell Malen. Me këtë fitore Roma mban të paktën përkohësisht vendin e 3 në Seria A. Fitore me përmbysje edhe për Como-n që kundër Torino-s iu fal talentit të Nico Paz. Adams vulosi pjesën e parë në favor të vendasve, ndërsa Ramon në minutën e 82 barazoi shifrat me kokë pas asistit të Nico Paz duke rikuperuar gabimin te goli i parë. Pak çaste më pas vetë Paz do të përmbyste shifrat me kokë, ndërsa në vijim Baturina vulosi fitoren 1-3 në transfertë. Pas 9 ndeshjes Como është në kuotën e 20 pikëve, 1 më pak se Roma. Share Share Share Ne.k./ReportTv.al roma lazio Sassuolo Seria A Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.5% Jo 22.4% Nuk e di 3.1% Vota total: 3370 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

