Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mëngjresin e sotëm në Spanjë, pranë stacionit të Urda-s, në zonën e Toledos, ku dy trena të shpejtësisë së lartë janë përplasur me njëri-tjetrin. Mediat e huaja raportojnë se 39 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur. Përplasja ndodhi pak pas orës 09:00, kur një tren i kompanisë publike Renfe, i nisur nga Madridi drejt Seviljes, u përplas me një tren të kompanisë private Iryo, që po udhëtonte në drejtimin e kundërt. Si pasojë e përplasjes, të dy trenat dolën nga shinat ndërsa disa vagona përfunduan në një skarpate. LEXO edhe...I dënuar në Itali për trafik droge, shqiptari arrestohet në Spanjë! Asnjë gjurmë prej 2015, kishte siguruar pasaportë të re Operatori hekurudhor Adif njoftoi pezullimin e qarkullimit në linjën e shpejtësisë së lartë që lidh Madridin me Andaluzinë. Ndërkohë, ekipet e emergjencës janë angazhuar në operacionet e shpëtimit dhe në dhënien e ndihmës për të plagosurit. Burime qeveritare spanjolle kanë paralajmëruar se numri përfundimtar i viktimave mund të jetë më i lartë se ai i aksidentit të janarit pranë Adamuzit, ku humbën jetën 46 persona. Në atë rast, hetimet ngritën dyshime për probleme me mirëmbajtjen e shinave, por ende nuk ka të dhëna që konfirmojnë se aksidenti i ri ka të njëjtat shkaqe. Deri më tani, dinamika e plotë e përplasjes pranë Toledos mbetet e paqartë. Sipas informacioneve paraprake, treni i Renfe-s ishte ndalur pak para përplasjes për shkak të një problemi me qarkullimin në linjë. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, shprehu dhimbjen për aksidentin dhe bëri të ditur se po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Transportit, Óscar Puente, dhe autoritetet rajonale të Kastiljes-La Mançës. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe numrin përfundimtar të viktimave. A.C/ReportTv.al trena spanje aksident hekurudhor Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.3% Jo 22.6% Nuk e di 3.1% Vota total: 3450 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

