Lajme Zone
Buxheti 2027/ Shëndetësia mban ‘fronin’ me 89.3 miliardë lekë, e ndjekur nga Mbrojtja! 35 miliardë lekë për pensionistët
EkonomiReport TV

Buxheti 2027/ Shëndetësia mban ‘fronin’ me 89.3 miliardë lekë, e ndjekur nga Mbrojtja! 35 miliardë lekë për pensionistët

Rreth 10 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2027, i cili mbështetet mbi pritshmëritë për vijim të rritjes ekonomike e udhëhequr nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimi. Ministria e Shëndetësisë do të mbaj fronin për buxhetin më të madh me 89.3 miliardë lekë, ku do të vijojë mbështetja për barnat onkologjike. Më pas me rritjen më të madhe është Ministria e Mbrojtjes me fond në total 76.5 mili

Rreth 10 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2027, i cili mbështetet mbi pritshmëritë për vijim të rritjes ekonomike e udhëhequr nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimi. Ministria e Shëndetësisë do të mbaj fronin për buxhetin më të madh me 89.3 miliardë lekë, ku do të vijojë mbështetja për barnat onkologjike. Më pas me rritjen më të madhe është Ministria e Mbrojtjes me fond në total 76.5 miliardë lekë. Në 2027, shpenzimet e mbrojtjes kapin nivelin e 2.35% te PBB ose 68.8 miliardë leke LEXO edhe...Qeveria mblidhet sot për miratimin e paketës fiskale dhe buxhetit 2027! Nga rritja e TVSH-së në 21%, te ndryshimet në tatimin për bizneset, si pritet të ndikojnë vendimet te shqiptarët Sa i takon bujqësisë, buxheti i ministrisë rritet me vetëm 1 miliardë lekë dhe do të arrijë në 16.5 miliardë lekë në total. Tek bujqësia parashikohet që skema kombëtare të jetë 5.3 miliardë lekë nga 5.2 miliardë lekë këtë vit, do të vijohet me kompensimin e TVSH-së për fermerët me një vlerë 3 miliardë lekë dhe është vënë si objektiv edhe zhbllokimi i fondeve të IPARD III prej 94 milionë euro. Kurse në aspektin më social, projektbuxheti parashikon afro 35 miliardë lekë për pensionistët për vitin 2027. Indeksimi i pensioneve do të bëhet në muajin prill 2027 me një vlerë 1.35 miliardë lekë. Nga janari do të dyfishohet vlera e bonusit mujor të pensionistëve, me kosto prej 20 miliardë leke, si dhe 13 miliardë lekë do të kalojë në fondin special në Bankën e Shqipërisë. Pensionet urbane të plota me vlerë deri 40 mijë lekë do të marrin 3600 lekë në muaj. Pensionet urbane të pjesshme me vlerë deri 22 mijë lekë do të marrin 1600 lekë, pensionet rurale me vlerë deri 18 mijë lekë në muaj përfitojnë bonus 2000 lekë, gjithashtu dyfish do marrin edhe pensionet familjare (1400) dhe ato të invaliditetit (1200 lekë). kush kalon tavanet nuk përfiton, madje një qytetar që ka pensionin 36 mijë lekë nuk do ta marrë të plotë bonusin që të mos kalojë 40 mijë lekëshin. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që do të financohet me buxhetin e 2027-ës, do të jetë edhe reforma e re e mbështetjes së familjeve për fëmijët. 25 mijë fëmijë pritet të jetë numri i përfituesve të skemës së re të bonusit të bebeve që do të jetë në fuqi nga mesi i vitit të ardhshëm. Qeveria planifikon që të japë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për të tretin e në vijim deri në moshën 5 vjeçar. BUJQËSIA ✓ Kompensimi i TVSH 10% për fermerët (3 miliardë lekë); ✓ Skema e mbështetjes direkte të fermerëve 5.3 miliardë lekë; ✓ Pritet rritje e fondeve nga IPARD III rreth 94 mln euro. ✓ Shtimi i numrit të përfituesve nga masat mbështetëse. Parashikohen rreth 43.666 përfitues në 2027, 44.374 në 2028 dhe 45.250 në 2029; Vijon i plotë zbatimi i skemës së kompensimit të TVSH me 10% për fermerët me një përfitim total vjetor prej 3 miliardë lekë (minus të ardhura tatimore); SHËNDETËSIA ✓ Financimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore në shërbimin e kujdesit parësor dhe dytësor shëndetësor +1 mld leke; PENSIONET ✓ Indeksimi i pensioneve në muajin prill 2027 me një vlerë 1.35 miliardë lekë; ✓ Dyfishimi i vlerës së bonusit mujor të pensionistëve, nga 1 janar 2027 me një kosto totale për vitin 2027 prej 20 miliardë leke; MBROJTJA ✓ Financohet plotësisht angazhimi me NATO për arritjen e nivelit 5% të PBB të shpenzimeve për mbrojtjen; ✓ Në 2027, shpenzimet e mbrojtjes kapin nivelin e 2.35% te PBB ose 68.8 miliardë leke; R.Xh/ReportTv.al buxheti 2027 qeveria ministria e shendetesise ministria e mbrojtjes shpenzime Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.3% Jo 22.6% Nuk e di 3.1% Vota total: 3450 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?