Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'41 sulme të synuara nga policia ndaj gazetarëve', AGSH kërkon hetime! Myzyraj: 6 punonjës mediash u goditën me plumba gome, Hitaj të japë sqarime! (VIDEO)


Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave që prej 13 tetorit. Isa Myzyraj, deklaroi se në këto incidente janë përfshirë rreth 60 punonjës mediash, ndërsa kërkoi nisjen e menjëhershme të hetimeve dhe sqarime nga drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.

41 raste sulmesh të synuara nga Policia e Shtetit ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave janë dokumentuar që prej 13 tetorit, sipas Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH). Kreu i këtij asociacioni, Isa Myzyraj, deklaroi se në këto incidente janë përfshirë rreth 60 punonjës mediash, ndërsa gjashtë prej rasteve janë veçanërisht shqetësuese, pasi gazetarët janë goditur me plumba gome nga policia. Sipas Myzyrajt, ky është numri më i lartë i sulmeve ndaj gazetarëve në një periudhë kaq të shkurtër gjatë dekadës së fundit. LEXO edhe...Kaosi mes organizatorëve/ Dje në 14:00, sot në 11:00, një grup studentësh mblidhen te Ministria e Arsimit (VIDEO) Deklarata e plotë e Isa Myzyrajt: “Që nga data 13 tetor, këto përbëjnë numrin më të lartë të sulmeve në dekadën e fundit për kaq pak kohë. Fatkeqësisht, 41 raste sulmesh kanë qenë nga ana e Policisë së Shtetit, të synuara ndaj mediave dhe gazetarëve, çka e bën më shqetësuese situatën. Kjo tregon klimën e vështirë dhe pasigurinë e gazetarëve që punojnë në media. Pak minuta më parë takuam kryetaren e Komisionit të Medias, Jorida Tabaku. Në këto incidente janë përfshirë 60 punonjës mediash. Gjashtë raste janë më shqetësuese, kur janë goditur me plumba gome nga ana e Policisë së Shtetit, përfshirë dy gazetarë të një agjencie ndërkombëtare. AGSH ka bërë kërkesa drejtuar Ministrisë së Brendshme, bashkë me SafeJournalists, drejt Skënder Hitajt, AMP-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Fatkeqësisht, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ndaj kërkesat tona janë të qarta. Për AMP-në dhe Prokurorinë e Tiranës, që të nisin menjëherë hetimet për të gjitha rastet e raportuara nga AGSH. I kërkojmë një distancim dhe sqarim të menjëhershëm Skënder Hitajt, i cili është i pari në listën e komandës së Policisë së Shtetit dhe duhet të japë sqarime për 41 incidente nga efektivët e tij në drejtim të gazetarëve, fotoreporterëve dhe operatorëve. Kemi dhe një thirrje për partitë politike që të dënojnë sulmet ndaj gazetarëve, përfshirë partinë në pushtet. Secili prej deputetëve të Kuvendit të tregojë se është kundër dhunës ndaj gazetarëve, në sfondin e mbylljes së grupkapitujve të anëtarësimit në BE. Liria e medias është e panegociueshme dhe kjo është e shprehur qartësisht në grupkapitullin e parë, që pritet të mbyllet i fundit dhe do të jetë një rrugë mjaft e vështirë për Shqipërinë. Ne kemi informuar faktorin ndërkombëtar dhe eurodeputetët.” U.D/E.H/ReportTv.al isa myzyraj protestat kunder qeverise gazetare agsh Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.1% Jo 22.8% Nuk e di 3.1% Vota total: 3538 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?