Lajme Zone
Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO, rrëzohet vendimi i Dhomës së Avokatisë! Prej 2 muajsh zvarriteshin seancat
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO, rrëzohet vendimi i Dhomës së Avokatisë! Prej 2 muajsh zvarriteshin seancat

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të pezullojë vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotimin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme (GJKKO)

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të pezullojë vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotimin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Prej gati dy muajsh, avokatët kishin bojkotuar proceset në GJKKO, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së gjykatës, të cilën e konsiderojnë pengesë për ushtrimin e detyrës së tyre. LEXO edhe...Në qeli prej shkurtit 2025, Drejtoria e Burgjeve transferon kryebashkiakun Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit Bojkoti ka sjellë zvarritjen e dhjetëra seancave gjyqësore, përfshirë edhe proceset ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-presidentit Ilir Meta. Me vendimin e fundit, Apeli Administrativ ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë që detyronte çdo avokat të mos merrte pjesë në proceset gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. U.D/ReportTv.al GJKKO Ilir Meta erion veliaj dhoma e avokatise gjykata administrative e apelit rregullorja e GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.3% Jo 22.6% Nuk e di 3.2% Vota total: 3634 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?