Denis Meçe Policia e Pogradecit ka arrestuar Denis Meçen, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë të vendosur nga gjykata. Në pranga ka përfunduar edhe një kushëri i tij, i dyshuar për moskallëzim krimi. Denis Meçe, një nga të pandehurit për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sipas burimeve policore, Meçe është konstatuar jashtë banesës, duke lëvizur me automjet, në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Së bashku me të është arrestuar edhe një kushëri i tij, i dyshuar për veprën penale të moskallëzimit të krimit.
Meçe ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë vijon procesi gjyqësor për vrasjen e Egli Progës.
Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Korçës rrëzoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, duke vendosur që çështja të shqyrtohet sipas procedurës së zakonshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 gusht 2024, në një lokal në Pogradec, ku Egli Proga humbi jetën. Për këtë krim, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe akuzohen për veprën penale të vrasjes me dashje, të kryer në bashkëpunim.
Të dy të pandehurit ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa Meçe dyshohet se e ka shkelur këtë masë.
Ndërkohë, tre të pandehurit e tjerë, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, akuzohen për moskallëzim krimi dhe janë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Si ndodhi vrasja e Egli Progës?
Sipas të dhënave të dosjes, ngjarja nisi pas një debati mes Denis Meçes, nipit të Valter Gorës, ish-drejtor i Postës Shqiptare, dhe Egli Progës.
Meçe i kishte kërkuar disa herë 42-vjeçarit që t'i dridhte një cigare. Pasi Proga ia kishte përgatitur, i kishte kërkuar që të shkonte ta merrte. Në atë moment, Meçe kishte hyrë në lokal, ku mes tyre kishte nisur një debat.
Sipas dinamikës së përshkruar në dosje, gjatë konfliktit Proga është goditur nga Leonidha Guçe. Më pas, pasi ka dalë jashtë lokalit, Denis Meçe dyshohet se e ka goditur me grusht 42-vjeçarin, duke bërë që ky i fundit të përplaste kokën fillimisht në një automjet të parkuar dhe më pas në asfalt.
Pak minuta pas incidentit, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar Progën drejt spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij.
Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se shkaku i vdekjes ishte hemorragjia në cipën e trurit dhe hemorragjia në indin trunor. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Burg përjetë për vrasësin e Ilaria Sulës, nëna e saj mes lotësh: Vajza ime meriton të jetë në paqe 28 Tetor 2026, 07:5307:53Kronike Shpërndanin kokainë në Itali, dënohen me burg tre shqiptarë; porositë merreshin nga Shqipëria 27 Tetor 2026, 20:0220:02Kronike E zë poshtë mjeti që po drejtonte, humb jetën tragjikisht 20-vjeçari shqiptar në Itali 27 Tetor 2026, 19:0519:05Kronike Vrasja e Ilaria Sulës, dënohet me burgim të përjetshëm autori Mark Samson 27 Tetor 2026, 18:1018:10Kronike Trafik kokaine dhe marijuane në katër shtete, SPAK çon për gjykim Rexhep Rrajën, Endrit Doklen dhe 15 të tjerë 27 Tetor 2026, 15:0615:06Kronike Vrasja e Ilaria Sulës, gjykata pritet të japë sot vendimin për Mark Samson; prokuroria kërkon burgim të përjetshëm 27 Tetor 2026, 13:1813:18Kronike

