Pak para nisjes së seancës në Hagë, situata u tensionua jashtë Dhomave të Specializuara, ku janë mbledhur qindra shqiptarë në pritje të verdiktit për katër ish-krerët e UÇK-së. Policia holandeze u kërkoi disa herë protestuesve të largoheshin nga hyrja e gjykatës dhe të zhvendoseshin në parkun ku autoritetet kanë lejuar zhvillimin e protestës. Efektivët paralajmëruan se, nëse urdhri nuk zbatohej, do të përdornin forcën për t'i larguar. Paralajmërimi shkaktoi reagime nga disa prej të pranishmëve, të cilët nisën të fyenin policët holandezë, duke sjellë momente tensioni dhe përplasje verbale. Pas urdhrit të tretë të policisë, situata u qetësua dhe thirrjet ndaj efektivëve u ndalën. LEXO EDHE:Haga për Veselin: Ishte figurë kyçe në qëllimin e përbashkët kriminal, mori pjesë dhe inkurajoi krimet Në ato momente, Hysni Gucati, ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), iu drejtua protestuesve me një apel për qetësi. "S'kemi punë me policinë holandeze", tha ai duke u kërkuar të pranishmëve të shmangin çdo përplasje me autoritetet. Lajmi kryesor: LIVE TV- Vendimi për liderët e UÇK! Gjykata e Hagës rrëzon akuzat për krime kundër njerëzimit! Mijëra qytetarë mblidhen në Prishtinë U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Gjyqi ndaj UCK ne Hage Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
15 Shtator, 12:58
Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 30.5% Të gabuar 63.2% Nuk e di 6.3% Vota total: 1928 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?
