Lajme Zone
Larg makinave luksoze, i riu e kalon të dielën duke u kujdesur për gjyshen
KulturëJOQ Albania

Larg makinave luksoze, i riu e kalon të dielën duke u kujdesur për gjyshen

Një qytetar ka raportuar për një moment të veçantë të ndodhur sot në plazhin e Radhimës që sipas tij meriton të bëhet publik.

Një qytetar ka raportuar për një moment të veçantë të ndodhur sot në plazhin e Radhimës që sipas tij meriton të bëhet publik.

Ai tregon se i ka bërë përshtypje gjesti i një të riu, i cili, ndryshe nga shumë të tjerë që përpiqen të bien në sy me makina luksoze, me shumë modesti dhe fisnikëri është parë disa herë duke shoqëruar në det gjyshen e tij, e cila është në moshë të thyer.

Ai thotë se shembuj të tillë duhet të jenë burim frymëzimi pasi i mungojnë shumë shoqërisë në ditët e sotme e cila po distancohet gjithmonë e më shumë nga dashuria, respekti dhe vlerat familjare.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Ne Radhime sot me beri pershtypje gjesti i ketij te riu. Nderkohe qe shume te tjere i shihje kush e kush te shiste me shume mend dhe te dukej ne sy te te tjereve ky djali me shume modesti dhe fisnikeri ka shoqeruar ne det disa here gjyshen e vet e cila ishte ne moshe te thyer. Nje shembull qe me dha tjeter ndjesi dhe qe i mungon realitetit sot prandaj nese mundeni publikojeni. Faleminderit!