Lajme Zone
Kalaja e Rozafës 'magnet' për vizitorët, Rama: Mbi 27 mijë turistë në gusht, 11% rritje krahasuar me një vit më parë
KulturëReport TV

Kalaja e Rozafës 'magnet' për vizitorët, Rama: Mbi 27 mijë turistë në gusht, 11% rritje krahasuar me një vit më parë

Monumenti më i vizituar i Shkodrës regjistroi rritje të vizitorëve gjatë muajit gusht, ndërsa mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në vend.

Kalaja e Rozafës vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara të turistëve. Gjatë muajit gusht, monumenti u vizitua nga 27 mijë e 143 persona, një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifrat u ndanë nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se interesi për trashëgiminë historike dhe kulturore shqiptare po vijon të rritet. LEXO edhe...Zjarri në Myselim dhe kodrat e Bardhajt në Shkodër, flakët u afrohen banesave! Ndërhyn edhe helikopteri, banorët: Dëm kolosal E ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të Shkodrës, Kalaja e Rozafës ka një pozicion strategjik, nga ku shihen lumenjtë Drin, Kir dhe Buna, si edhe panorama e qytetit. Me origjinë ilire, ajo lidhet me legjendën e Rozafës dhe besës, një nga rrëfimet më të njohura të traditës shqiptare. Në hyrje të kalasë ndodhet basorelievi i Rozafës, ndërsa uji gëlqeror që rrjedh aty simbolizon, sipas gojëdhënës, qumështin e gjirit që iu la jashtë për të ushqyer foshnjën. Forma që ka sot kalaja u mor gjatë sundimit të Balshajve në shekullin XIV, ndërsa pjesa më e madhe e mureve i përket periudhës veneciane. Edhe pushtimi osman ka lënë gjurmët e tij në këtë monument. Sot, Kalaja e Rozafës është objekti kryesor turistik i Shkodrës, ku vizitorët njihen me historinë e qytetit përmes gravurave, riprodhimeve të dokumenteve arkivore dhe veprave të artit, ndërsa shijojnë edhe pamjen e veçantë të bashkimit të tre lumenjve. U.D/ReportTv.al edi rama turiste Shkoder kalaja e rozafes Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.2% Vota total: 4674 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?